HYRJE Kulture Ndahet nga jeta aktori Demir Hyskja

Ndahet nga jeta aktori Demir Hyskja

0
166

147057467307516_HOMAZHET-MBULIM_15_3Elbasani nderon “Artistin e Popullit”, Demir Hyskja. 

Familjarë, aktorë të njohur të kinematografisë, përfaqësues të pushtetit, miq dhe të afërm kanë marrë pjesë në to, duke u përkulur përpara figurës së artistit.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta e konsideroi humbjen e tij si një humbje të madhe të kulturës shqiptare, duke shprehur bindjen se të gjithëve do t’u mungojë mirësia e “Artistit të Popullit”.

Ndërsa për kreun e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, qyteti humbi “Qytetarin e Nderit”.

Kanë qenë të shumta rolet, të cilave ai iu ka dhënë jetë, duke i kushtuar më shumë se 3 dekada të jetës së tij, që nga roli emblemë në filmin “Hije që mbeten pas”, apo “Dhe vjen një ditë”.

“Artisti i Popullit” është përcjellë mesditën e së dielës në varrezat e qytetit.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here