“Greqia duhet të ndjekë shembullin e fqinjëve Bullgari dhe Shqipëri dhe te mendoje seriozisht per aplikimin e takses se sheshte”.
Mesazhi vjen nga Steve Forbes, botuesi i revistes “Forbes”.
“Merrni shembullin e tyre. Jo vetëm grekëve, po as shqiptarëve e as bullgarëve nuk u pëlqen të paguajnë taksa. E megjithatë qeveritë e këtyre vendeve aplikuan taksën e sheshtë prej 10 %, qe rezultoi efikase për mbledhjen e të ardhurave dhe zhvillimin e ekonomisë”, ka thene Forbes.
Ai ka shprehur rezervat e tij per menyren se si po veprohet per menaxhimin dhe perballimin e krizes greke nga ana e BE, duke paralajmëruar se kriza do të vijojë të ketë pasojë të rënda jo vetëm për Greqinë, por edhe pë vende të tjera si Spanja e Italia, nëse nuk do të kryhen reforma transformuese.