Home Aktualitet Pas sherimit mberrin sot ne atdhe komandoja Peci

Pas sherimit mberrin sot ne atdhe komandoja Peci

594
0

Sot pritet të mbërrijë në atdhe, Aleksandër Peci, nëntetari shqiptar i plagosur në Afganistan më 20 shkurt të këtij viti.

Sipas ministrisë së mbrojtjes ai do të pritet në Rinas nga një grup ushtarakësh të FA dhe do të shoqërohet për në Spitalin Ushtarak në Tiranë për të kryer një kontroll mjekësor.
Në orën 15 00, në Spitalin Ushtarak, nëntetar Aleksandër Peci do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, si dhe me ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura.
Nëntetari që u plagos gjatë një sulmi të një polici afgan në Kandahar, ka qëndruar që prej 23 shkurtit në një spital amerikan në Gjermani, ku u mjekua për plagët e marra.
Në faqen e tij të facebook, 24-vjeçari ka dhënë lajmin për kthimin në shtëpi duke konfirmuar se gëzon shëndet të plotë.
24-vjeçari Peci mbeti i plagosur gjatë sulmit, ku humbi jetën kapiteni Feti Vogli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here