HYRJE Teknologji Logo kitare e Google krijon stuhi ne web

Logo kitare e Google krijon stuhi ne web

0
169

Kitara elektrike e Google ka krijuar nje stuhi ne web dhe lëshoi një valë të krijimtarisë, me përdoruesit qe krijonin tingujt e tyre te këngëve me  te preferuar duke filluar nga Beatles te Lady Gaga. Loja me kitare e Google – logoja me e famshme e Google deri me sot – u shfaq në vendin e logos së rregullt te Google në faqen e saj dje per të festuar ditëlindjen e 96 të legjendës kitariste Les Paul, i cili është kredituar si babai i rock’n’roll. Gjashtë telat në kitarë, e cila është formuar për të përcaktuar emrin e Google, secili luan nje melodi te ndryshme kur preken nga kursori dhe ndricojne ngjyrat qe perfaqesojne logon e  Google: e kuqe, blu, jeshile dhe të verdhë.

 

Les Paul

Paul, një kitarist virtuoz që shpiku kitarën e ngurte elektrike, vdiq në vitin 2009 në moshën 94-vjecare.”Për shkak të kërkesës se madhe ne jemi duke e lënë Les Paul në SHBA deri të premten për një perkujtim. Faleminderit për zhurmat qe krijoni me ne!”  Shkroi në një blog post projektuesi i Google, Alexander Chen .

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here