Home Politike “Kumanova”, Mustafa dhe Gruevski takim kokë më kokë

“Kumanova”, Mustafa dhe Gruevski takim kokë më kokë

547
0

mustafa-gruevskiKryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik të Vjenës të zhvilluar në Tiranë, ka patur një takim kokë më kokë edhe me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Pas këtij takimi Mustafa u shpreh se palët diskutuan në lidhje me përplasjen e armatosur në Kumanovën e banuar nga shqiptarët.

Në një prononcim për mediat Mustafa tha se ai kërkoi që të kryhet një hetim ndërkombëtar për ngjarjet e ndodhura dhe se vetëm hetimi ndërkombëtar mund të zbardhë ngjarjen.

Kreu i ekzekutivit të Prishtinës u shpreh gjithashtu se palët ranë dakord për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën  për të parandaluar ngjarje të tilla.

“Zbatim i kritereve ndërkombëtare për hetimin ndërkombëtar neutral është i dobishëm edhe për Maqedoninë”, u shpreh Mustafa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here