Home Politike Kryesia e PS miraton kryetarët e rretheve

Kryesia e PS miraton kryetarët e rretheve

774
0
Kryesia e PS-së miratoi mbrëmë kandidaturat për kryetarë të PS-së në rrethe. Sipas këtij vendimi, të gjithë kandidatët e miratuar duhet t’i nënshtrohen votimit, në asambletë e rretheve, ku janë propozuar. Zgjedhjet do të zhvillohen gjatë ditëve të fundjavës, duke nisur nga e premtja, e shtuna dhe e diela dhe procesi do të mbyllet deri më 12 korrik.
Mbrëmë anëtarët e kryesisë së PS-së nuk kanë marrë një vendim për zgjedhjet e kreut të rrethit në Gjirokastër, i cili është rrethi i vetëm ku procesi i përzgjedhjes së kandidatëve nisi me vonesë dhe u shty për më vonë. Ndërkohë gjatë diskutimeve, kreu i PS-së, Edi Rama ka debatuar gjatë me anëtarin e kryesisë, Ben Blushi. GSH shkruan sot në lidhje me debatin se Blushi i ka kërkuar llogari Ramës pse e kishte përjashtuar nga procesi i përzgjedhjes së kandidaturave por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës i cili është përgjigjur mes të tjerash se “unë nuk kam përjashtuar njeri, ti je vetëpërjashtuar me qëndrimet që ke mbajtur”. Probleme ka pasur me listat e Sarandës, Vlorës Librazhdit etj, për të cilat gjithashtu do të diskutohet dhe vendoset më vonë.
Për kryetar PS për degën e Tiranës do të konkurojnë Pjerin Ndreu dhe Bledar Doracaj. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ndreu konkuron për herë të parë për një post të tillë në Partinë Socialiste, qysh pas kalimit nga LSI tek PS. Ndërsa Doracaj, aktualisht është anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së dhe vjen nga një përvojë disa vjeçare në postet drejtuese të FRESSH-it dhe një jetë partiake prej vitesh në PS. Për kreun e rrethit të Durrësit, në listë Gentian Bejko dhe Aurel Voda. Në Elbasan, është në garë ish-deputeti Ndriçim Hysa, Arben Kamani, Astrit Halili. Në Korçë janë Ilir Pendavinji, Bashkim Hazisllari, Ermir Skënderi, Muharrem Meko. Në Pogradec janë përballë Ilir Xhakolli
Fredi Katiraj, Anxhela Andoni. Në Shkodër, Agim Shima e Nikolin Dedvuka. Në Malësinë e Madhe janë Hysen Hysa e Rruzhdi Duli. Në Pukë Mark Mesuli e Gjon Pepkola. Në Mat janë Myslym Zeneli dhe Hasan Pasha. Në Dibër janë Drini Gjeçi dhe Ulsi Manja. Në Bulqizë Artur Kola e Shahin Kaja. Në Lezhë janë Agustin Marku e Hasan Muça. Në Mirditë janë Pjetër Pjetri e Gëzim Kaçorri. Në Kurbin janë përballë Pashke Marku e Dilaver Zyba. Në Berat janë përballë tre kandidatura Valbona Zylyftari, Selman Hodo e Stavri Ceca. Në Fier janë Xhevit Bushi e Pëllumb Hazizi. Në Lushnje janë Bujar Cela, Ilirjan Bakiasi e Astrit Zeka. Në Mallakastër janë Pajtim Ismaili e Ilir Çelo. Në Tepelë përballë janë Pëllumb Milori e Sulo Muçobega.

Kryesia e PS-së miratoi mbrëmë kandidaturat për kryetarë të PS-së në rrethe. Sipas këtij vendimi, të gjithë kandidatët e miratuar duhet t’i nënshtrohen votimit, në asambletë e rretheve, ku janë propozuar. Zgjedhjet do të zhvillohen gjatë ditëve të fundjavës, duke nisur nga e premtja, e shtuna dhe e diela dhe procesi do të mbyllet deri më 12 korrik.
Mbrëmë anëtarët e kryesisë së PS-së nuk kanë marrë një vendim për zgjedhjet e kreut të rrethit në Gjirokastër, i cili është rrethi i vetëm ku procesi i përzgjedhjes së kandidatëve nisi me vonesë dhe u shty për më vonë. Ndërkohë gjatë diskutimeve, kreu i PS-së, Edi Rama ka debatuar gjatë me anëtarin e kryesisë, Ben Blushi. GSH shkruan sot në lidhje me debatin se Blushi i ka kërkuar llogari Ramës pse e kishte përjashtuar nga procesi i përzgjedhjes së kandidaturave por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës i cili është përgjigjur mes të tjerash se “unë nuk kam përjashtuar njeri, ti je vetëpërjashtuar me qëndrimet që ke mbajtur”. Probleme ka pasur me listat e Sarandës, Vlorës Librazhdit etj, për të cilat gjithashtu do të diskutohet dhe vendoset më vonë.
Për kryetar PS për degën e Tiranës do të konkurojnë Pjerin Ndreu dhe Bledar Doracaj. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ndreu konkuron për herë të parë për një post të tillë në Partinë Socialiste, qysh pas kalimit nga LSI tek PS. Ndërsa Doracaj, aktualisht është anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së dhe vjen nga një përvojë disa vjeçare në postet drejtuese të FRESSH-it dhe një jetë partiake prej vitesh në PS. Për kreun e rrethit të Durrësit, në listë Gentian Bejko dhe Aurel Voda. Në Elbasan, është në garë ish-deputeti Ndriçim Hysa, Arben Kamani, Astrit Halili. Në Korçë janë Ilir Pendavinji, Bashkim Hazisllari, Ermir Skënderi, Muharrem Meko. Në Pogradec janë përballë Ilir Xhakolli Fredi Katiraj, Anxhela Andoni. Në Shkodër, Agim Shima e Nikolin Dedvuka. Në Malësinë e Madhe janë Hysen Hysa e Rruzhdi Duli. Në Pukë Mark Mesuli e Gjon Pepkola. Në Mat janë Myslym Zeneli dhe Hasan Pasha. Në Dibër janë Drini Gjeçi dhe Ulsi Manja. Në Bulqizë Artur Kola e Shahin Kaja. Në Lezhë janë Agustin Marku e Hasan Muça. Në Mirditë janë Pjetër Pjetri e Gëzim Kaçorri. Në Kurbin janë përballë Pashke Marku e Dilaver Zyba. Në Berat janë përballë tre kandidatura Valbona Zylyftari, Selman Hodo e Stavri Ceca. Në Fier janë Xhevit Bushi e Pëllumb Hazizi. Në Lushnje janë Bujar Cela, Ilirjan Bakiasi e Astrit Zeka. Në Mallakastër janë Pajtim Ismaili e Ilir Çelo. Në Tepelë përballë janë Pëllumb Milori e Sulo Muçobega.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here