Home Aktualitet Strasburg, PE voton sot pr/rezolutën për Shqipërinë

Strasburg, PE voton sot pr/rezolutën për Shqipërinë

625
0
Parlamenti Europian votom sot pr/ rezolutën për Shqipërinë. Pr/ rezoluta ka 26 pika dhe mban në krye të saj emrin e raporterit për Shqipërinë, eurodeputetit Nikolas Chountis.
Në pr/rezolutë theksohet se është i nevojshëm dialogu parlamentar për funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore, ashtu sikurse për të çuar përpara reformat kryesore.
Ndërsa dje eurodeputetët e majtë dhe të djathtë të Parlamentit Europian kanë debatuar për më shumë se një orë e gjysmë për situatën politike në Shqipëri dhe në Kosovë. Europarlamentarët e majtë kanë bërë thirrje që të gjendet sa më parë një zgjidhje në lidhje me krizën politike. Lufta e korrupsionit dhe e krimit të organizuar, institucionet demokratike, liria e medias dhe gjakmarrja, mbeten problemet kyçe për Shqipërinë. Ndërsa, eurodeputetët i bëjnë thirrje partisë në pushtet dhe opozitës të ndajnë përgjegjësitë dhe të vazhdojnë dialogun për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike.
Debati më i madh është realizuar ndërmjet Doris Pack dhe socialistit, Kristian Vigenin. Pack ka akuzuar opozitën për qëndrimin e mbajtur me bojkotin, duke theksuar se është kundër, dhe ka kërkuar një parlament dhe opozitë funksionale. Deklarata është kundërshtuar ashpër nga ana e Vigenin, i cili ka kërkuar që Pack të ndryshojë qëndrim.
Edhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Stefan Fyle deklaroi gjatë debatit në Parlamentin Evropian se “Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet ndërkombëtare për zgjedhjet, përpara procesit të ardhshëm elektoral”. Fyle u shpreh se mungesa e dialogut politik është shqetësuese.
Cfarë shkruhet në pr/rezolutë
Ne pr/Rezoluta theksohet se është i nevojshëm dialogu parlamentar për funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore, ashtu sikurse për të çuar përpara reformat kryesore. Nga ana tjetër, KE mirëpret përmirësimet në kuadrin ligjor dhe në procesin e administrimit të zgjedhjeve, por vë në dukje se, sipas vlerësimit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet e qershorit 2009 përmbushën shumicën e standardeve ndërkombëtare. Në pr/rezolutë u bëhet thirrje partive politike shqiptare të ndjekin një dialog konstruktiv politik për të eliminuar problemet që u vunë re gjatë zgjedhjeve të qershorit 2009, në favor të pluralizmit politik, përpara zgjedhjeve të ardhshme, duke përfshirë edhe zgjedhjet lokale të 2011. Theksohet gjithashtu edhe nevoja urgjente për hetim të shpejtë dhe efektiv të autorëve të parregullsive.
Eurodeputetët do të votojnë sot dhe pr/rezolutën për Kosovën në të cilën, ndër të tjera thuhet se “PE mirëpret njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian”.

Parlamenti Europian votom sot pr/ rezolutën për Shqipërinë. Pr/ rezoluta ka 26 pika dhe mban në krye të saj emrin e raporterit për Shqipërinë, eurodeputetit Nikolas Chountis.
Në pr/rezolutë theksohet se është i nevojshëm dialogu parlamentar për funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore, ashtu sikurse për të çuar përpara reformat kryesore.
Ndërsa dje eurodeputetët e majtë dhe të djathtë të Parlamentit Europian kanë debatuar për më shumë se një orë e gjysmë për situatën politike në Shqipëri dhe në Kosovë. Europarlamentarët e majtë kanë bërë thirrje që të gjendet sa më parë një zgjidhje në lidhje me krizën politike. Lufta e korrupsionit dhe e krimit të organizuar, institucionet demokratike, liria e medias dhe gjakmarrja, mbeten problemet kyçe për Shqipërinë. Ndërsa, eurodeputetët i bëjnë thirrje partisë në pushtet dhe opozitës të ndajnë përgjegjësitë dhe të vazhdojnë dialogun për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike.Debati më i madh është realizuar ndërmjet Doris Pack dhe socialistit, Kristian Vigenin. Pack ka akuzuar opozitën për qëndrimin e mbajtur me bojkotin, duke theksuar se është kundër, dhe ka kërkuar një parlament dhe opozitë funksionale. Deklarata është kundërshtuar ashpër nga ana e Vigenin, i cili ka kërkuar që Pack të ndryshojë qëndrim.Edhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Stefan Fyle deklaroi gjatë debatit në Parlamentin Evropian se “Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet ndërkombëtare për zgjedhjet, përpara procesit të ardhshëm elektoral”. Fyle u shpreh se mungesa e dialogut politik është shqetësuese. Cfarë shkruhet në pr/rezolutëNe pr/Rezoluta theksohet se është i nevojshëm dialogu parlamentar për funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore, ashtu sikurse për të çuar përpara reformat kryesore. Nga ana tjetër, KE mirëpret përmirësimet në kuadrin ligjor dhe në procesin e administrimit të zgjedhjeve, por vë në dukje se, sipas vlerësimit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet e qershorit 2009 përmbushën shumicën e standardeve ndërkombëtare. Në pr/rezolutë u bëhet thirrje partive politike shqiptare të ndjekin një dialog konstruktiv politik për të eliminuar problemet që u vunë re gjatë zgjedhjeve të qershorit 2009, në favor të pluralizmit politik, përpara zgjedhjeve të ardhshme, duke përfshirë edhe zgjedhjet lokale të 2011. Theksohet gjithashtu edhe nevoja urgjente për hetim të shpejtë dhe efektiv të autorëve të parregullsive.
Eurodeputetët do të votojnë sot dhe pr/rezolutën për Kosovën në të cilën, ndër të tjera thuhet se “PE mirëpret njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here