Home Bota Koreja e Veriut kërcënon se do ta fundosë aeroplanmbajtesen amerikane

Koreja e Veriut kërcënon se do ta fundosë aeroplanmbajtesen amerikane

1002
0

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do ta fundosë aeroplanmbajtesen amerikane, që po merr pjesë në ushtrime të përbashkëta me dy anije luftarake japoneze në Oqeanin Paqësor Perëndimor.

“Forcat tona revolucionare janë luftarakisht të gatshme për ta fundosur aeroplanbajtësen atomike amerikane me një sulm të vetëm”, ka shkruar gazeta, Rodong Sinmun, në komentin e saj të sotëm.

Kjo gazetë, praktikisht, është zëdhënëse e Partisë së Punëtorëve, që sundon në Korenë Veriore.

Kjo gazetë e krahasoi anijen amerikane me një “shtazë të madhe” dhe tha se sulmi kundër saj do të ishte “shembull aktual për ta treguar forcën tonë ushtarake”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar që luftanija, USS Carl Vinson, të lundroj në ujërat afër Gadishullit Korean, në përgjigje të tensionit të shtuar me Korenë Veriore, për shkak të programit raketor dhe testet atomike të këtij vendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here