Home Politike Kryeministri Rama nga Apolonia: “Nuk është koha për të bllokuar rrugët e...

Kryeministri Rama nga Apolonia: “Nuk është koha për të bllokuar rrugët e Shqipërisë”

916
0

Ndërkohë që Partia Demokratike ka shpërndarë drejtuesit e saj në pikat kyçe të vendit ku do të bllokohen për 1 orë akset rrugore, kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë mesazhin e radhës që nga Apolonia.

“Nuk është koha për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit, njerëzit që kanë punë, që kanë nevojë të lëvizin, fëmijët, nxënësit, studentët, gjyshërit, kompanitë, mallrat që janë gjaku i ekonomisë tonë cdo ditë por është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern demokratik e evopian”- tha Rama.

Ai ishte në Apoloni për ceremoninë e çeljes së parkut të Apolonisë pas restaurimit tërësor falë investimit të dhënë nga BE.

Vlahutin: BE është me ju

Në ceremoni bashkë me Ramën, ministren e Kulturës Kumbaro, ka qenë edhe ambasadorja e BE-se, Roman Vlahutin, e cila u shpreh sot krenare më shumë se kurrë për financimin e BE në këtë park.

“Në këto kodra isha për herë të parë para 2 vitesh, pas përmbytjes, uji u tërhoq ne i ndihmuam njerëzit të merrnin veten, dhe kështu duhet të jetë cdo sfidë ka një zgjidhje përgjegjësia është e juaja natyrisht, mos u ndjeni vetëm, BE është me ju që të përballeni me cdo sfidë dhe mundësi që qytetarët të jenë krenarë për atë që kanë trashëguar dhe ndëttuar e do ndërtojnë për vendin dhe evropën”- tha Vlahutin.

Rama gjatë fjalës së tij ka vecuar dy njerëz për kujdesin e vecantë të punës. “Falenderoj vecanërisht Piro Thomon, që meriton duartrokitje më shumë se unë dhe ministrja dhe kujdesin maniakal të Maks Velos që e përshendes me kënaqësi për praninë e itj dhe më siguon se gjërat janë bërë më së miri se po mos kishte ndodhur kështu Maksi nuk do vinte”- tha Rama.

Ai falenderoi BE për fondet, duke theksuar se “Ia dolëm që BE të mos financojë vetëm burgje dhe gjithë infrastrukturën e represionit shtëtëror por të fillojë të financojë edhe infrastruktrën e mirëqenies shpirtërore”- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here