Home Teknologji Instagram Live vjen dhe ne Shqiperi

Instagram Live vjen dhe ne Shqiperi

699
0

1485340661live-instagramPas publikimit në Shtetet e Bashkuara, Instagram ka zgjeruar dhe më tej mundësinë e videove Live në rubrikën Stories, dhe ky funksion është i disponueshëm tashmë dhe në Shqipëri.

“Çdo ditë 150 milionë persona përdorin Instagram Stories, dhe Live për ta është një mundësi më shumë për të qënë në kontakt me miqtë dhe ndjekësit”, thotë shoqëria.

Për të filluar një lidhje direkte mjafton të shkoni në të djathtë në fotokamerën e Stories dhe të aktivizoni mënyrën “Live” dhe lidhja direkte do të përfundojë në momentin që përfundoni regjistrimin.

Gjatë Live mund të vendosni dhe ndonjë koment që tia tregoni të gjithëve apo të çaktivizoni të gjitha komentet. Gjithashtu mund të zbuloni lidhjet direkte më interesante që po ndodhin në një moment të caktuar përmes funksionit “Top Live” në seksionin Explore të Instagram.

Storie është një funksion që u publikua gushtin e kaluar, njësoj si Snapchat, ku mund të bësh një rrëfim të ditës përmes fotove dhe videove. Ato zhduken brenda 24 orësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here