Home Shkence Ekipi Amerikano-Rus niset ne hapsire

Ekipi Amerikano-Rus niset ne hapsire

657
0

Dy kozmonautë rusë dhe një astronaut amerikan janë nisur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me një raketë Soyuz FG.

Genadi Padalka, Sergei Revin dhe Xhozef Akaba pritet të arrijnë në stacion të mërkurën.

Lëshimi i raketës është bërë në Kazakistan, që shënon edhe fluturimin e parë të njerëzve nga baza e Baikonur, që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Fluturimi është dashur të ndodhë 40 ditë më parë, por ai është shtyrë për shkak të kontrollimve të sigurisë.

Kontrollorët rusë të hapësirës thanë se anija ka hyrë me sukses në orbitë dhe po vazhdon, ashtu edhe siç është planifikuar të lidhet me stacionin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here