Home Ekonomi Cani: Do te hiqet taksa për librin dhe shtypin me Kosoven

Cani: Do te hiqet taksa për librin dhe shtypin me Kosoven

594
0

Bizneset nga Shqipëria duhet të jenë shumë herë më të pranishme në Kosovë dhe e njëjta gjë duhet të ndodhë me ato kosovare në Shqipëri.

Kështu deklaroi në Prishtinë ministri i Financave të Shqipërisë, Shkëlqim Cani, pas takimit që pati me homologun e tij kosovar Besim Beqaj.

Zoti Cani tha se në një të ardhme të afërt pritet të hiqet taksa për librin dhe shtypin ndëmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ndërkohë që është në diskutim e sipër edhe heqja e tatimit të dyfishtë.

Megjithatë, ministri shqiptar nuk konfirmoi ndonnjë ndryshim në pakon e re fiskale të qeverisë shqiptare, e cila prek shumë produkte që synojnë tregun shqiptar.

“Kjo paketë ka dhënë ndonjë goditje, jemi të ndërgjegjshëm. E kam trajtuar çështjen me biznesin kosovar. Natyrisht, me shumë seriozitet jemi munduar që aty ku mundemi të gjejmë hapësira për të hequr rëndësën, por me parimin që ligjet bëhen për t’i trajtuar të gjithë si të barabartë, pa lënë vend për të futur në kllapë raste të veçanta”, tha Cani.

“Ne biseduam edhe për rinegocimin dhe përditësimin e marrëveshjes për heqjen e tatimeve të dyfishta, që është në diskutim. Është bërë raundi i parë i negociatave, ne shpresojmë që të bëhet sa më shpejt i dyti dhe që brenda fillimit të vitit të hiqen tatimet e dyfishta”, deklaroi Beqaj nga ana e tij.

Gjatë vizitës në Kosovë ministri i Financave i shtetit shqiptar ka zhvilluar takime edhe me përfaqësuesit e biznesve, ndërkohë që ka mbajtur edhe një ligjëratë për studentët mbi bashkëpunimin dypalësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here