Home Politike Basha raporton tek OSBE: Na vodhën zgjedhjet me paratë e drogës dhe...

Basha raporton tek OSBE: Na vodhën zgjedhjet me paratë e drogës dhe banda!

1275
0

Lulzim Basha e ka kuptuar më në fund se marrëveshja e 17 Majit nuk e ndali manipulimin e zgjedhjeve në 25 Qershor. Në takimin që pati me drejtuesit e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, kryesuar nga Ambasadori Peter Teljer, Lulzim Basha rreshtoi të gjitha momentet që çuan në manipulimin e zgjedhjeve në 25 Qershor.

Në njoftimin që shpërndau Partia Demokratike dallohen disa nga pikat që sipas Lulzim Bashës ndikuan në manipulime.

  1. blerja masive e votave, shoqëruar nga mbledhja e kartave të identitetit.
  2. bandat kriminale vepronin pa asnjë pengesë dhe në disa raste me ndihmën e strukturave shtetërore, si dhe vetë strukturat shtetërore
  3. shumëfishimi i  listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votës
  4. punësimet masive në administratë dhe ente publike
  5. përdorimi i parave të përfituara nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike
  6. policia nuk ndërmori asnjë veprim, banditët e detyruan të tërhiqej qytetarin që ishte gati të dëshmonte

Këto nuk ishin zgjedhje demokratike, i tha Lulzim Basha vëzhguesve të OSBE-së, por “prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira në Shqipëri”.

Pikërisht parandalimi i fenomeneve të tilla ishte arsyeja që kreu i Partisë Demokratike qëndroi për më shumë se 8 orë me kryeministrin Edi Rama. Në fund ai ra dakort që 6 ministri dhe disa drejtori, të drejtoheshin nga njerëz të propozuar nga PD.

Gjatë fushatës, Basha nuk foli në asnjë moment për rrezikun e manipulimit, madje ditën e zgjedhjeve, PD nuk pati asnjë deklaratë për këto çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here