HYRJE ShowBiz Rezart Veleshnja, aktori i njohur i Portokallise, tregon pse u nda nga...

Rezart Veleshnja, aktori i njohur i Portokallise, tregon pse u nda nga e fejuara

0
204

Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në jetën private të aktorit të njohur të humorit të “Portokalli”-së, Rezart Veleshnja.
Pas dy vitesh lidhje dashurie me grimieren e filmave aksion dhe jo vetëm, Pranvera Metolli, Rezi mësohet se është sërish beqar.

Aktori ka konfirmuar se tashmë fejesa është prishur.

“Është e vërtetë që jemi ndarë. Ishte për arsye pune dhe mospërputhje oraresh. Ajo është gocë e përkryer dhe unë e kam xhan, edhe pse ajo është rritur në një ferrë të madhe. Unë kuptova njëherë e mirë shprehjen se nga ferra mbin trëndafili”,- tha Veleshnja për Blitz.al.

Edhe nga profilet e tyre zyrtare në Facebook dhe Instagram, prej nga lindën edhe dyshimet për ndarjen, janë fshirë tashmë fotot me njëri-tjetrin.

Si Rezi ashtu edhe Pranvera e kanë hequr nga profili statusin “i fejuar”, duke dëshmuar se bashkëjetesa e tyre ka marrë fund.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here