Home Politike Veliaj: Shoqeria civile te mbikqyre punimet ne parkun e lojerave

Veliaj: Shoqeria civile te mbikqyre punimet ne parkun e lojerave

604
0

veliaj19-620x412Bashkia e Tiranës ka organizuar sot një koncert festiv me fëmijët e kryeqytetit. Në të njëjtën kohë, në parkun e Liqenit, shoqëria civile zhvilloi një tjetër protestë për pakun e lojërave.

Kreu i bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, i ftoi protestuesit të matrikulojnë çdo pemë dhe të mbikëqyrin punimet që po kryhen për ndërtimin e parkut të lojërave.

“Unë i mirëkuptoj aktivistët e shoqërisë civile. Nuk janë ata vandalët politikë. Ata e panë sesi në 4 vitet e fundit lulëzoi gropa e pallatit 17-katësh. Në pamundësi për të luftuar biznesin apo politikën, kanë zgjedhur një garë që nuk e fitojnë dot, me fëmijët. Ju garantoj se fëmijët e qytetit të Tiranës janë më të fortë se çdo biznes, ndërtues dhe parti. Oferta jonë për shoqërinë civile, jam gati që ata t’i mbikëqyrin punimet e parkut. Ofertë më të sinqertë se kjo nuk ka. Kam bërë edhe një ofertë tjetër. Nëse kanë dyshim se do të pritet një pemë, le të vijnë ta matrikulojnë çdo pemë, t’i vënë një numër, ta fotografojnë dhe në datën 1 qershor kur të hapim parkun, të vijnë të verifikojnë nëse janë aty të gjitha pemët”, tha ai.

Duke qëndruar te ndërtimi i parkut të lojërave, Veliaj tha se ai vjen në kuadër të punës që Bashkia e Tiranës ka bërë për t’ua bërë më të mirë jetesën fëmijëve të kryeqytetit.

“E filluam nga çerdhet, nga më të vegjlit. Kufizuam trafikun e biznesit të madh në orën 07:00 – 09:00 që fëmijët të shkojnë në shkollë. Janë ulur mungesat e orëve të para nga heqja e furgonëve të ‘patatinave’. Sado e varfër të jetë një familje, nuk ursen tek fëmija dhe sado e varfër të jetë një bashki nuk kursen te çeku i bebes”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here