Home Sport Luiza Gega rekord ne Olimpiade

Luiza Gega rekord ne Olimpiade

732
0

gega-620x348Tjetër rekord nga Luiza Gega. Sërish në 1500 metra. Atletja shqiptare e cila shkon në Olimpiadë në superformë ia ka dalë të thyejë rekordin për sallat e mbyllura në 1500 metra. Duke dhënë kohën 4’06”89 ajo ka shkëlqyer me një paraqitje të jashtëzakonshme të atletes shqiptare në Ballkaniadë. Ajo e dominoi totalisht garën e 1500 metrave, disiplinë në të cilën ka kapur normën e kualifikimit edhe për “Rio 2016”.

Dhe të thuash se vetëm dy ditë më parë triumfoi në garën e 800 metrave në turneun e Stambollit, atletja shqiptare Luiza Gega arrin një tjetër sukses, duke zënë vendin e parë dhe medaljen e artë në garën e 1500 metrave, këtë herë e vlefshme për Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura.

Gega me kohën 4’06”89 ka përmirësuar rekordin e saj të mëparshëm (4’07”84). Gega prej disa muajsh stërvitet në Kenia bashkë me trajnerin e saj Taulant Stërmasi dhe Ballkaniada e zhvilluar në Stamboll ishte një test i mirë për të parë formën e saj në prag të aktiviteteve të tjera ndërkombëtare që zhvillohen së shpejti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here