Home Politike Topi, Topallit: Fol shqipen korrekte. Reagimi: Gjuhën e Fishtës nuk e kupton...

Topi, Topallit: Fol shqipen korrekte. Reagimi: Gjuhën e Fishtës nuk e kupton Haxhi Qamili

90
2

Akuza dhe replika ne distance mes kreut te shtetit, Bamir Topi dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli. Replikat pasojne deklaratat e fundit ardhur pas intervistes se kreut te Kuvendit, qe e akuzon Topin si celule antievropiane se bashku me liderin socialist Edi Rama.

Nga Shkodra, Topi i ka kthyer pergjigje pyetjes se mediave per deklaraten e Topallit që e ka njësuar atë me zotin Edi Rama, Presidenti Topi.

“Së pari, këto zonja, apo zotërinj duhet të mësojnë pikërisht artin e komunikimit qytetar, të dinë të komunikojnë në mënyrë etike, sepse komunikojnë publikisht me Institucionin e Presidentit të Republikës. Së dyti, në rast se do të dalim në një plan tjetër, ju e dini që, për definicion, spikeri përgjithësisht i merr tekstet e recitimit nga të tjerët. Është çështja se sa në mënyrë cilësore e reciton tekstin. Por, minimalisht do u thoja të gjithë këtyre që së paku në komunikim me publikun të jenë qytetar dhe, e dyta, ta flasin gjuhën shqipe në mënyrë korrekte”- ka thene Topi.

Topalli

I menjehershem ka qene reagimi nga Topalli, qe permes nje deklarate te shkurter sqaron se ajo flet me krenari gjuhen e Fishtes, Migjenit, Gurakuqit.

“Flas me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, flas me krenari atë shqipe që foli Fishta, Migjeni dhe Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot”,- thuhet ne reagimin e Topallit.

Topi

Tjeter reagim nga presidenca pas deklarates se Topallit se ajo flet gjuhen e bukur te Fishtes.  “Nëse do ishin gjallë, Fishta e Migjeni do të ndiheshin të fyer nga kush i përfaqëson. Topalli përfaqëson mungesën e etikës, kulturës politike e institucionale. Topalli përfaqëson mungesën e respektit për shqipen zyrtare”, thuhet ne deklaratë.

2 COMMENTS

  1. Une besoj se SHqiperija ka ma shum probleme se sa folja e drejt e gjuhes shqipe,kame bindjen se politikanet i cesin ne pahe problemet private e me pake probleme teshteti.Problemet eshtetit¨qe besa jane te bollshme ekane percjelle edhe ne te kaluaren e nuk u marre thujse askush si duhet prandaj shipnija eshte ketu ku nuk duhet te jete.

  2. Kam bindjen se gjithfar njerzesh mund te besh dy bash ke neto treva euro-ballkanike, vetem ky personalitete shqiptare te udheheqjes politike, eshte veshtire ti bashkosh dhe detyrosh qe ti bashkojne forcat per quarjen perpara te ceshtjes ne drejtim pozitive te vendit dhe popullit te vet! Populli shqiptar duhet njeher e pergjithemon te mesohet qe te luftoj per ta mbrojt interesin e vete dhe ti len inatet anash, ta ndeshkoj pergjegjesin pamarr parasysh kush eshte ai apo cila eshte ajo. Kemi nje mori njerzish me ndikm te cilet po e ngulfatin kete popull per inate te tyre dhe per hire te posteve qe pretendojne ti kene apo i kan momentalish dhe nuk duan ti humbasin! Dikush duhet ta marr denimin e merituar per kete ngerq politike, ku vetem shqiptaret mbeten jash lojes se fushes Euro-atlantike. Deri kur me?! Kjo duhet ta kete nje fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here