Home Aktualitet Urimet për ditëlindje, Berisha: Vitet, vetëm numra

Urimet për ditëlindje, Berisha: Vitet, vetëm numra

658
0

Dite meditimi, reflektimi dhe mirenjohjesh i ka quajtur kreu i qeverise, Sali Berisha ditelindjet, duke theksuar se per te, vitet mbeten vetem numra. Ne 67 vjetorin e lindjes, Berisha ndodhur ne punimet e forumit te Partisë Demokratike ka marre urime nga te rinjte e forumit. Ata i dhuruan kryeministrit një pikturë dhe një buqetë me lule, së bashku me urimin për Jetë të gjatë dhe punë të suksesshme në drejtimin e vendit.

“Festa më e bukur e të gjitha ditëlindjeve të mia është kjo, që po kaloj sot me ju. Ditëlindjet janë ditë meditimi, ditë reflektimi dhe në çdo këndvështrim që ti analizosh ato janë më së shumti ditë mirënjohjesh. Njeriu, më së pari falënderon Zotin që më dha mundësinë të kap stacionin, në të cilin ndodhem atë ditë, falenderon shumë familjen që e ka rrethuar, në një det ndjenjash më njerëzore, sakrificash, ndihmash, dashurie, pa të cilat asnjeri nuk do të mund të ishte ai që është, falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e tij që ka patur gjatë jetës dhe që ka, me të cilët ka ndarë përpjekjen e madhe, me të cilët ka arritur objektivat që ka përcaktuar dhe pa të cilët ato objektiva nuk mund të arriheshin, nuk mund të realizoheshin”- tha Berisha.

Fillimin e dites me ta ai e ka vleresuar, pasi me rininë lidhet ditëlindja  e dytë, ditëlindja e lirisë. Berisha ka vlereauar arritjet dhe mundesite e pafundme qe shpalosen sot para rinise, ndryshe si kohe me pare me pamundesi te medha, ekonomike e teknologjike.

“Ndërsa sot, ka një botë, e cila i përgjigjet  trurit tuaj, mendjes suaj, në mënyrën me efektive. Këtu qëndron dhe forca juaj. Dhe një gjë duhet ta dini që jeni shumë më të fortë se sa çmendoni. Energjitë tuaja janë shumë më të mëdha nga ato që ju e mendoni, prandaj përpiquni ti përdorni në interesin tuaj më të mirë, në interesin më të mirë të shoqërisë”- iu drejtua ai te rinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here