Një 67- vjeçar u gjet i vdekur në banesën e tij, në rrugën “Mehmet Fortuzi”në afërsi të Maternitetit të Ri në Tiranë. Nga të dhënat e para mësohet se shtetasi, Enver Allmuça mund të jetë vetëdjegur rreth tri ditë më parë.
Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të 67 vjeçarit Allmuça. Viktima, i cili dyshohet se vuante nga probleme mendore, mësohet se ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm.
Policia është në vendngjarje ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.