Home Aktualitet Bora zbardh gjithe Shqiperine, bllokohen disa akse

Bora zbardh gjithe Shqiperine, bllokohen disa akse

723
0

bboreZbardhet vendi. Ashtu siç ishte parashikuar në Shqipëri do të mbizotërojë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore me reshje dëbore.

“MeteoAlb”, njofton se temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Siberia.

Sipas parashikimeve gjatë ditës së sotme 70 % e territorit të ketë reshje dëbore e cila do të zbresë deri në zonën e ulët, por në sasi të pakta.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë dobësim të ndjeshme të reshjeve duke bërë që dominuese të jenë vranësirat dhe intervalet e shkurtra me kthjellime. Gjatë natës do të ketë ndërprerje totale të reshjeve në të gjithë vendin.

Bllokohet Dibra

Reshjet e dëborës kanë bllokuar të gjithë zonën e Dibrës, duke shkaktuar probleme serioze nëpër rrugë.

Mësohet se në rrugë kanë mbetur të bllokuar edhe automjete, duke e pasur të pamundur qarkullimin.

Në zonën e Qafës së Ulzës janë bllokuar makina si pasojë e dëborës dhe temperaturave që kanë shkuar deri në -7 gradë celcius.

Borë edhe në Tiranë

Pas qytetit të Durrësit bora ka ardhur edhe në Tiranë. Në kryeqytet kanë nisur reshjet e para, ndërkohë që temperaturat kanë rënë nën zero.

Bora pritet të bjerë deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, por vështirë se do të ngjisë në terrenin e kryeqytetit.

Durrësi zbardhet nga dëbora pas 7 vjetësh

Në qytetin e Durrësit kanë nisur reshjet e borës që prej një orësh. Ky qytet kishte plot 7 vjet që nuk shihte borë.

Por i ftohti i ditëve të fundit kanë sjellë edhe reshjet e bardha në qytetin bregdetar, siç e tregon edhe kjo video.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here