Home Sport Stabilizohet shëndeti i Kuzhe. Mjekët: Po e mbajmë në vëzhgim

Stabilizohet shëndeti i Kuzhe. Mjekët: Po e mbajmë në vëzhgim

680
0

Pavaresisht se gjendja shendetesore e trajnerit te kombëtares Josip Kuzhe paraqitet e stabilizuar, mjeket bejne te ditur se ai duhet te vazhdoje te qendroje nen vëzhgimin intensiv te tyre. Kuzhe u godit diten e enjte nga nje hemoragji cerebrale, nderkohe qe mjeket shprehen se po mundohen te minimizojne pasojat qe mund te lere kjo semundje.

“Që në momentin kur ka ardhur zoti Kuzhe në spitalin tonë, dhe deri kur flasim parqitet si situatë më e përmirësuar. Parametrat janë dhe më të stabilizuara sot. Shpresojmë që pasojat të jenë minimale”, beri te ditur mjeku Nikolin Filipi.

Ne pritje te përcaktimit perfundimitar te gjendjes shendetesore te trajnerit Josip Kuzhe, e sigurt eshte se ai nuk mund te jete ne fushen e lojes ne dy ndeshjet e ardhshme te kombëtares shqiptare kunder Bosnje Herzegovines dhe Bjellorusise. Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka shprehet se eshte shpejte per te folur per detaje teknike, pasi per momentin i rendesishem eshte permiresimi i gjendjes se trajnerit.

“Nuk besoj se është i aftë të drejtojë dy ndeshjet e rradhës, pas këtyre dy ndeshjeve duhet të vendosim. Realisht nuk është se kemi pasur kohë për të menduar këtë gjë, sepse jemi realisht të prokupuar jo vetëm në marrëdhëniet zyrtare por dhe miqësore”, tha Armand Duka, president i FSHF-se. Pervec familjareve dhe drejtueseve te futbollit ne Shqiperi, trajneri Josip Kuzhe eshte vizituar diten e sotme edhe nga ambasadori i Kroacise ne Tirane, Darko Javorski.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here