Këngëtari Sinan Hoxha dhe modelja Andrra Destani sot i dhanë fund beqarisë. Për të marrë nusen me tradita shqiptare në Kumanovë, Sinani ka zgjedhur të shkojë me helikopter, e për ta sjellë më pas atë në Tiranë.
Ceremonia kryesore e kësaj dasme pritet që të mbahet nesër.
Në dasmë pritet që këngëtare kryesore të jetë Artiola Toska, ndërkaq mysafirë pritet që të jenë shumica e estradës shqiptare, përfshirë edhe këngëtarë e të ftuar të tjerë, miq të çifit.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon edhe momentin kur çifti ndodhet pranë helikopterit për t’u nisur drejt Tiranës.