Home Sport Shuhet endrra per Brazil 2014

Shuhet endrra per Brazil 2014

749
0

caniVetëm mrekullia tashmë mund ta çojë Shqipërinë në Botëror. Humbja e fundit përballë Islandës ul në maksimum shanset e kuqezinjve për të kapur vendin e dytë. Goli i Ramës ndezi shumë shpresat e kombëtares, por më pas nuk arritëm të administronim atë gol fantastik. Islanda ringjitet në vend të dytë me 13 pikë, Sllovenia del e treta me 12 pikë, pastaj Norvegjia me 11 pikë dhe vjen Shqipëria me 10 pikë. Në dy ndeshjet e fundit na duhen dy fitore, për të shpresuar pastaj në hapat fals të rivalëve, ose barazimeve mes tyre. Kjo është situata tashmë, ku pas dy humbjeve rresht, vetëm “dora e Zotit” mund të na fuste në Botëror.
MODULI
Në ndryshim nga ballafaqimi me Slloveninë, trajneri De Biazi i besoi skemës së lojës 4-4-2. Në portë luajti Berisha, në krahun e djathtë të mbrojtjes u pozicionua Dallku, i rikthyer pas pezullimit, në qendër Teli me Canën, ndërsa në të majtë është spostuar Andi Lila. Në mesfushë dyshja e qendrës ka qenë Basha-Kaçe, ndërsa në krahun e djathtë do të luajë Rroshi e në të majtë Rama. Salihi dhe Çani ishte dyshja e sulmit. Kujtojmë se në këtë ndeshje përfaqësueses shqiptare i munguan lojtarë të rëndësishëm, si Mavraj, Meha dhe Kukeli të dëmtuar, por edhe Ansi Agolli i pezulluar prej kartonëve. Ndërkohë, është rikthyer Dallku pas mungesës në Slloveni prej kartonëve.
NDESHJA
Ka nisur mirë ndeshja në Islandë, kur Valdet Rama që në minutën e 9-të ka realizuar golin e parë për Shqipërinë. Goli i tretë me bluzën kuqezi në 4 ndeshjet e zhvilluara me ekipin e parë kombëtar për Ramën, kur kujtojmë që ka shënuar edhe me Norvegjinë dhe Armeninë. Por gëzimi ynë nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta, pasi Bjarnason ka barazuar për vendësit, duke bërë një gabim në mbrojtje. Një pjesë e parë deri diku e zotëruar nga Islanda, por që në kundërsulm mund të kishim shënuar sërish. Pjesa e dytë ka filluar me gol për vendësit, kur Sigthorson shfrytëzon saktë një kros nga krahu i djathtë. 2-1 ka përfunduar i gjithë takimi.
SULMI
Trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi, ka grumbulluar katër sulmues për ndeshjen me Slloveninë dhe Islandën: Hamdi Salihi, Edgar Çani, Agon Mehmeti dhe Ahmed Januzi. Por fakt është se që të katër këta lojtarë nuk po kalojnë një periudhë të lumtur me ekipet e tyre. Salihi ka javë të tëra që nuk shënon në kampionatin kinez me Jiangsy Sianti, po ashtu edhe Çani ka treguar limite në repartin ofensiv të Karpit në Itali. Januzi ka shënuar vetëm dy gola në tetë javët e fundit në Ukrainë me Vorskla Poltavën, ndërsa Mehmeti vetëm një me Olhanense në Portugali.

Ja sfidat e tetorit në grupin e Shqipërisë
Ndeshjet e fundit në grupin E, ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të luhen më 11 tetor dhe 15 tetor. Shqipëria do të presë Zvicrën, ndërsa do të udhëtojë në ndeshjen e fundit në Qipro, së cilës më parë i duhet të udhëtojë në Islandë. Zvicra ndeshjen e fundit do ta ketë brenda me Slloveninë. Norvegjia më 11 do të luajë në Slloveni, ndërsa në ndeshjen e fundit do të presë Islandën. Duke parë kalendarin, nuk mund të thuhet me siguri se çfarë mund të ndodhë në grupin E, sidomos sa i përket vendit të dytë.

Zvicra mposht Norvegjinë, Sllovenia fiton në Qipro
Zvicra ka korrigjuar gabimin e bërë në ndeshjen me Islandën, në atë barazim 4-4 pesë ditë më parë. Edhe pse në transfertë, zvicerianët ia kanë dalë mbanë, duke fituar pastër 2-0. Fillimisht ka shënuar Shar në minutën e 12-të dhe me këtë gol është mbyllur pjesa e parë. Kur pritej që norvegjezët të reagonin, në minutën e 51-të ka ardhur goli i dytë për miqtë nga Zvicra, me autor sërish Shar. Në fundin e ndeshjes Shaqiri i ka lënë vendin Xhemailit, ndërsa në limit është future edhe Granit Xhaka. Me këtë fitore Zvicra ngjitet në kuotën e 18 pikëve, duke “blinduar” vendin e parë. Në dy ndeshjet e fundit Zvicrës do t’i mjaftonte edhe një barazim për të siguruar Botërorin. Sllovenia ka surprizuar edhe në Qipro, duke marrë kështu fitoren e tretë radhazi dhe njëkohësisht rrëmbyer edhe vendin e tretë në renditje. Ka shënuar Novakoviç në minutën e 12-të, ndërsa Iliçiç ka dyfishuar në të 80-ën. Sllovenia do të presë Norvegjinë më 11 tetor dhe në fund do të udhëtojë drejt Zvicrës, ku ndoshta do të diskutojë pjesëmarrjen në “play-off”.

GRUPI E

Norvegji – Zvicër 0-2
Qipro – Slloveni 0-2
Islandë – Shqipëri 2-1

RENDITJA
1.Zvicra 18
2.Islanda 13
3.Sllovenia 12
4.Norvegjia 11
5.Shqipëria 10
6.Qipro 4

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here