Home Sport Zvicra mposht Norvegjinë, Sllovenia fiton në Qipro

Zvicra mposht Norvegjinë, Sllovenia fiton në Qipro

655
0

zvicraZvicra ka korrigjuar gabimin e bërë në ndeshjen me Islandën, në atë barazim 4-4 pesë ditë më parë. Edhe pse në transfertë, zviceranët ia kanë dalë mbanë, duke fituar pastër 2-0. Fillimisht ka shënuar Shar në minutën e 12-të dhe me këtë gol është mbyllur pjesa e parë. Kur pritej që norvegjezët të reagonin, në minutën e 51-të ka ardhur goli i dytë për miqtë nga Zvicra, me autor sërish Shar. Në fundin e ndeshjes Shaqiri i ka lënë vendin Xhemailit, ndërsa në limit është futur edhe Granit Xhaka. Me këtë fitore Zvicra ngjitet në kuotën e 18 pikëve, duke “blinduar” vendin e parë. Në dy ndeshjet e fundit Zvicrës do t’i mjaftonte edhe një barazim për të siguruar Botërorin. Sllovenia ka surprizuar edhe në Qipro, duke marrë kështu fitoren e tretë radhazi dhe njëkohësisht rrëmbyer edhe vendin e tretë në renditje. Ka shënuar Novakoviç në minutën e 12-të, ndërsa Iliçiç ka dyfishuar në të 80-ën. Sllovenia do të presë Norvegjinë më 11 tetor dhe në fund do të udhëtojë drejt Zvicrës, ku ndoshta do të diskutojë pjesëmarrjen në “play-off”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here