Home Bota Sanksionet ndaj Rusise, ndihen lekundjet e para ne ekonomi

Sanksionet ndaj Rusise, ndihen lekundjet e para ne ekonomi

618
0

rusiaTregjet financiare ruse kanë marrë një tjetër goditje gjatë së premtes, pasi sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara, për shkak të aneksimit të Krimesë, nisën të godasin oligarkët rusë dhe bizneset e tyre.

Indeksi MICEZ i Moskës ra me më shumë se 2%, duke i çuar humbjet për këtë vit në 14%. Rubla mbeti e qëndrueshme në vijim, pasi ra ndjeshëm në orët e para të ditës, por sërish ka humbur rreth 10% të vlerës së saj që prej fillimit të vitit.

SHBA-të shtuan më shumë zyrtarë të lartë rusë dhe Bankën Qendrore të Rusisë në listën e shënjestrave të sanksioneve, përfshi këtu Yuri Kovalchuk, i përshkruar nga zyrtarët amerikanë

Ukraina

Ndërkohë, presidenti Obama paralajmëroi Moskën se SHBA-të do të shënjestrojnë sektorët kryesorë të ekonomisë, nëse Rusia përshkallëzon krizën në Ukrainë.
Liderët rusë u tallën fillimisht me sanksionet e Perëndimit, të cilat mbeten kryesisht të fokusuara në pengimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e aseteve personale të rreth 40 zyrtarëve, disa prej të cilëve nga Ukraina.

Megjithatë, përfshirja në listën e sanksioneve të personazheve të afërt me Putin, si dhe Bankën Rossiya, tregon se SHBA-të të paktën janë të gatshëm të ndërmarrin masa edhe më serioze.

Europa do të shtojë edhe disa dhjetra emra në listën e saj të sanksioneve, tha një burim për CNN, por nuk ka përfshirë ende ndonjë kompani të rëndësishme, duke reflektuar kështu përçarjen mes 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe frikën në lidhje me impaktin e luftës tregtare në rikuperimin e ekonomisë së brishtë të rajonit.

Europa ka më shumë ç’të humbasë se sa SHBA-të në lidhje me termat tregtare, investimet dhe ekspozimin financiar ndaj Rusisë, nëse vendosen sanksione ekonomike ndaj Putin.

E megjithatë, Rusia do të dalë më e dëmtuara prej tyre, teksa ekonomia e saj e lëkundur në shifrat prej 2 trilionë dollarësh, mund të ngecë këtë vit, thonë analistët.

Krime, rusët ultimatum ushtarëve ukrainas
Ushtarët rusë që kanë rrethuar forcat ukrainase në bazën ushtarake të Belbek, 40 km larg Sevastopoli-t, kanë lëshuar një ultimatum ndaj ushtarëve ukrainas të fshehur brenda. “Dorëzohuni brenda orës 11 të mëngjesit (10 me orën tonë), në të kundërt do të pushtojmë bazën”. Lajmi bëhet i ditur nga dëshmitarë në vendngjarje.

Sanksionet, Rusia: SHBA-të, të papërgjegjshëm
Rritet tensioni mes Moskës dhe Uashingtonit. Rusia paralajmëron se do të kundërpërgjigjet “me forcë” ndaj sanksioneve të vendosura kundrejt funksionarëve të lartë rus, të shpallura nga Shtetet e Bashkuara. “Këto veprime të papërgjegjshme do të përkeqësojnë në mënyrë të paevitueshme marrëdhëniet mes dy vendeve”, deklaron zëdhënësi i ministrit të Jashtëm rus, Aleksandër Lukashevich.

Britania, ngrirje asetesh për Abramovich?
Në teori nuk është përjashtuar një ngrirje asetesh nga ana e Britanisë, gjithnjë në lidhje me çështjen e Krimesë, edhe e pasurisë së Roman Abramovich, padron i klubit të futbollit londinez, Chelsea. Lajmi është njoftuar nga kryeministri David Cameron, i cili ka komentuar sanksionet ndaj Moskës. “Me siguri, nuk kemi përjashtuar askënd nga këto sanksione”, ka konfirmuar Cameron, por ka saktësuar se masat do të prekin vetëm ata “që kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me veprimet që akuzohen si të jashtëligjshme në lidhje me aneksimin e Krimesë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here