Home Aktualitet Zbardhet menyra e financimit te celules xhihadiste

Zbardhet menyra e financimit te celules xhihadiste

499
0

xhihadTre organizata jo fitimprurëse, ku dy ndodhen në Shqipëri dhe një në Kosovë, dyshohet se janë burimi financiar i celulës së muxhahedistëve shqiptarë. Nëpërmjet propagandës së tyre dhe sigurimit të shumave të parave nga këto tre organizata, dy imamët e vetëshpallur, Bujar Hysa dhe Genci Balla, arrinin të indoktrinonin dhe të dërgonin në luftimet e përgjakshme siriane, besimtarët shqiptarë.

Nga burime pranë prokurorisë, mësohet se dy organizatat që veprojnë në Shqipëri dhe njëra në Kosovë, kanë financuar shuma të konsiderueshme parash, të cilat janë përdorur më pas nga dy imamët dhe anëtarët e tjerë të grupit, të cilësuar nga prokuroria si financues të personave që pranonin të largosheshin nga Shqipëria në Siri. Sipas akuzës, veç këtij burimi të ardhurash, një pjesë e madhe e të ardhurave arrinin të mblidheshin dhe nga bizneset e vogla, si dyqane ushqimore, që administrohen në qytete të ndryshme nga anëtarët e këtij rrjeti.

Përdorimi i parave
Një pjesë e mirë e parave, që dyshohet se financoheshin nga tre organizatat islamike, mendohet se janë përdorur për financimin e besimtarëve shqiptarë, për të shkuar në Siri. Ky financim përmblidhte detyrimet e rrugëtimit, ushqimin dhe paratë e xhepit, për të plotësuar kushtet e Shengenit për kalimin në kufi. Ndërkohë që një pjesë e parave përdorej për blerjen e librave islamikë dhe përkthimin e botimin e librave me të njëjtën temë.

Financimi shtrihej dhe për krijimin e videodisqeve, ku regjistroheshin ligjërata të ndryshme dhe më pas shpërdaheshin për propagandë në xhami të tjera dhe përdoreshin në shkollat islamike ilegale. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i thanë “Shqiptarja.com” se në disa raste, personave që janë larguar në Siri, u janë paguar dhe lekët për nxjerrjen e pasaportës, pasi nuk e dispononin diçka të tillë, para se të vendosnin për t’u larguar në tokën Siriane.

Hetimet
Paralel me hetimin e 12 personave, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim tjetër për verifikimin e pasurisë së të arrestuarve dhe zbulimin e transaksioneve të këtyre tre organizatave, emri i të cilave nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Prej disa ditësh, prokuroria u ka nisur të gjitha bankave një kërkesë për verifikimin e këtyre transaksioneve të dyshimta, që mendohet se kanë financuar luftëtarët shqiptarë në Siri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here