Home Politike Sanino, Topallit: “Dialogu të jetë i qendrueshëm”

Sanino, Topallit: “Dialogu të jetë i qendrueshëm”

648
0

“Impenjim unanim, vullnet nga të gjitha palët dhe vijim me ritmin  e reformave”. Kete ka kerkuar nga Shqiperia drejtori i Përgjithshëm përZgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino, gjate takimit zhvilluar sot me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Sipas tij, në parlament ka zhvillime pozitive, siç janë votimi i disa prej ligjeve me 3/5-tat, nisja e punës për reformën zgjedhore, si dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

“Ne ndjekim me vëmendje ecurinë e këtyre zhvillimeve, duke shpresuar që dialogu të jetë i qendrueshëm”- theksoi ai.

Nga ana e saj, Topalli ka falenderuar per mbeshtetjen e KE dhe kontributin personal te tij.

“Si Kryetare e Kuvendit ndihem mirë që në nëntor opozita iu bashkua mazhorancës në një marrëveshje për votimin e ligjeve me 3/5-tat si dhe për Reformën zgjedhore. Presim që opozita t’i qëndrojë marrëveshjes së nëntorit.”- tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here