Home Aktualitet Laç, makina përplas biçikletën, një i vdekur

Laç, makina përplas biçikletën, një i vdekur

416
0

Një aksident fatal për 60 vjecarin në Lezhë. Mbrëmja e sotme ka shënuar një tjetër aksident automobilistik, kësaj radhe në Lac. Minuta më parë si pasojë e përplasjes së një makine me një bicikletë ka humbur jetën shtetasi Agim Haka, 60 vjeç. Mësohet se Haka po udhëtonte me bicikletë në aksin rrugor Laç-Patok në momentin që është përplasur nga një automjet i cili drejtohej nga shtetasi Ndue Selala, 40 vjeç, duke mbetur i vdekur drejtuesi i bicikletës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndaluar drejtuesin e automjetit, ndërsa konfirmon se shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e automjetit. Ndërkohë uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Previous articleSanino, Topallit: “Dialogu të jetë i qendrueshëm”
Next articleKorçë, foshnja 5-muajshe vdes nga temperatura

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here