Home Aktualitet Korçë, foshnja 5-muajshe vdes nga temperatura

Korçë, foshnja 5-muajshe vdes nga temperatura

606
0

Një foshnje 5-muajshe nuk ka mundur t’i rezistojë temperaturës së lartë duke gjetur vdekjen ditën e sotme.

Mjekët e spitalit të Korçës kanë bërë me dije se foshnja e një çifti që i përket komunitetit rom ka ardhur në spital me temperaturë të lartë, pas një gjendje të gjatë gripale. Sipas mjekëve fëmija vuante nga brenkopleumonia, ndërsa një ditë më parë prindërit nuk kanë dashur që fëmija të shtrohet në spital.

Fëmija ka gjetur vdekjen në shtëpi, në lagjen 8-të të qytetit të Korçës ku banoni dhe prindërit.

Prindërit e kanë çuar në gjendje të pajetë në pediatrinë e spitalit, ndërsa pritet që pas ekspertizës të kuptohen plotësisht shkaqet e vdekjes së vogëlushes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here