Home Ekonomi Pogradec – Oher, linje trageti gjate veres

Pogradec – Oher, linje trageti gjate veres

613
0

oherPogradeci dhe Ohri do të kenë një linjë tragetesh gjatë verës. Ndërsa në Shëngjin do të ndërtohet një port i ri, që do i shërbejë gjithë rajonit. Këto ishin dy konkluzionet e para të takimit trepalësh që ministri i Transporteve, Haxhinasto, zhvilloi në Ohër të Maqedonisë me homologët Janakieski dhe atë kosovar Mujota. Sipas njoftimit të Ministrisë, tre ministrat ranë dakord të liberalizojne më tej shërbimet e transportit në rajon, dhe të planifikojnë së bashku zhvillimin e infrastrukturës rajonale.

Ministrat theksuan nevojën e koordinimit të përpjekjeve për financimin e projekteve të përbashkëta, duke filluar kështu një proces bashkëpunimi intensiv në fushën e infrastrukturës së tri vendeve. Haxhinasto theksoi si projekte prioritare Rrugën e Arbrit, rehabilitimin e rrjetit hekurudhor, duke mundësuar lidhjen me Maqedoninë dhe ndërtimin e një Porti të ri të Shëngjinit, i cili do t’u shërbejë edhe vendeve të tjera të rajonit, si Kosova, Maqedonia, Serbia e më gjerë.

Në terma afatshkurtër u ra dakord për vendosjen e një linje sezonale liqenore Pogradec-Ohër. Sipas njoftimit, ministrat diskutuan edhe për mundësinë e liberalizimit të mëtejshëm të transportit rrugor te mallrave, nëpërmjet modelit one stop shop, heqjes së barrierave jo-fizike, si dhe thjeshtësimit të shërbimeve në kufij. Gjithashtu u ra dakord për organizimin e një mbledhjeje të ministrave të Transportit të rajonit në Tiranë gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Previous articleDosja “Imami”, padia me 200 faqe hapet nesër
Next articleAdriana Lima shkelqen ne nje mbremje bamiresie

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here