Home Aktualitet Selmanllari padit Shalsin, PS: Jemi gati për tu përballur me drejtësinë

Selmanllari padit Shalsin, PS: Jemi gati për tu përballur me drejtësinë

161
0

Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas depozitimit të padisë për shpifje në Gjykatën e Lartë nga avokati i Rrahman Selmnallarit, kundër deputetit të PS-së, Eduard Shalsi.

Në një prononcim për shtyp nga deputeti, Besnik Baraj në emër të deputetit Shalsi, pasi ky i fundit ndodhej për arsye pune jashtë Tiranës, shprehu gadishmërinë për tu përballur në gjykatë me Selmanllarin.

Deputeti Baraj, theksoi se kemi kënaqësinë të sjellim fakte para drejtësisë , dhe keqardhje vetëm që nuk do përballemi me ata që fshihen pas Selmanllarit

“Të vetmen keqardhje që kemi është se përballja e kësaj here do të jetë me zotin Selmanllari, ndërkohë që përballja në gjykatë duhet të ishte me ata që fshihen pas tij, familjen që sot është në pushtet dhe që po e përdor pushtetin për të pasuruar vetveten në kurriz të shqiptarëve”-tha Baraj

Ai theksoi se akuzat tona janë të vërteta, dhe të gatshme për tu provuar në gjykatë.
Ndërkaq Biznesmeni Rrahman Selmanllari, i njohur si mik i djalit të kryeministrit Berisha ka depozituar sot një padi për shpifje kundër deputetit të Partisë Socialiste Eduard Shalsi.

Avokati i Rrahman Selamnallarit, Genc Gjokutaj depozitoi padinë sot në Gjykatën e Lartë, me motivacionin, ” Padia është ngritur pasi në datat 16, 17, 18 Gusht Shalsi ka shpifur ndaj Rrahman Selmnallarit për kompaninë e tij Stream Oil”

Ndërkaq Partia Socialiste ka denoncuar për ditë me rradhë dukie sjelle fakte të reja mënyrën e pasurimit të ish këshilltares së Sali Berishës dhe deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi.

Në vazhdën e fakteve të publikuara prej ditësh deputeti i PS-së, Eduard Shalsi në një deklaratë për shtyp paraqiti të tjera fakte që sipas tij hedhin dritë mbi dyshimet se kompanitë ku është bashkëpronar bashkëshorti i Albana Vokshit janë vetëm një fasadë për të kamufluar përfshirjen në këto biznëse të familjes Berisha.

“Sipas formularit të regjistrimit të degës në Shqipëri të :Stream Oil” rezulton se kjo kompani dhe kompania “”Vizion Construction” e bashkëshortit të Albana Vokshit dhe sekserit të Shkëlzen e Sali Berishës, Rrahman Selmanllari kanë të njëjtën godinë”-tha Shalsi

Më tëj ai theksoi se, “Në Prill 2008 Tartari emërohet përfaqësues ligjor i Stream Oil dhe vetëm pak ditë më pas zhvendoset në të njëjtën godinë kompania Vision Construction ku aksioneri tjetër është sekseri i familjes në pushtet Selmanllari”

Duke theskuar se këto fakte të paraqitura nga PS ende nuk kanë marrë një përgjigje, ai tha se këto fakte janë vetëm maja e aisbergut të korrupsionit në të cilin është zhytyr kokë e këmbë ky pushtet.

**********************************

Partia Socialiste ka bërë publike dje të tjera fakte që flasin për një pasurim korruptiv të deputetes së PD-së Albana Vokshi.

Duke vënë theksin tek heshtja e Berishës, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Eduard Shalsi solli para gazetarëve disa fakte të reja.

Ai solli në vemendje kompaninë Vision Construction sh.p.k, e cila sipas tij është në bashkëpronësi te zotit Tartari dhe të një emri të njohur si për opinionin publik ashtu edhe për Kryeministrin. Rrahman Selmanllari, i njohur ndryshe si miku i ngushtë i djalit të Berishës, apo edhe si përfaqësuesi i interesave të biznesit të familjes Berisha.
Më tej ai tha se emri i Selmanllarit na kujton të gjithëve përfshirjen e tij në çeshtjen e Gërdecit, Orikumit apo në shumë afera të tjerë.

“Për më tepër, objekti i biznesit i kësaj firme është “tregtimi i karburanteve dhe vajrave lubrifikuese,” të cilat prodhohen nga fushat e naftës e gazit që i janë falur me koncesion nga Sali Berisha, Arian Tartarit për llogari të firmës së tij Stream Oil”, -theksoi Shalsi

Nuk mund tu shmangesh dot pikëpyetjeve në këtë histori vazhdoi më tej Shalsi ndërsa i bëri thirrje opinionit publik që ti japë vetë përgjigje pyetjes: A është heshtja e Kryeministrit e detyruar nga përfshirja e drejtpërdrejtë e tij e familjes së tij në këto afera korrupsioni?

Partia Socialiste bëri sot një ftesë publike që të sqarohen këto lidhje, pasi sipas tyre heshtja do të thotë pranim i fajit.

****************************************

Inspektorati i Lartë i deklarimit të Pasurive ka nisur verifikimin e pasurive të zyrtarëve të lartë. Nga verifikimi nuk do të mund t’i shpëtojnë as kreu i shtetit Bamir Topi apo emra të tjerë nga klasa politike.

Sipas ligjit për deklarimin e pasurive, të zgjedhurit nga populli, punonjësit e shërbimit publik,etj, janë të detyruar që të paraqesin pranë ILDKP-së një procesverbal, ku të kenë paraqitur të gjitha të ardhurat e tyre vjetore, pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare, etj.

Pas përmbylljes së këtij procesi, ILDKP, ndër mijëra emrat që kanë bërë këtë vetëdeklarim, bën një verifikim të plotë të atyre që zgjidhen nëpërmjet një shorti që zhvillohet në ambientet e këtij institucioni, të cilët sipas ligjit duhet të korrespondojnë me 4 përqindshin e numrit total të zyrtarëve dhe të zgjedhurve që janë subjekt verifikimi. Për kalimin në kontroll të plotë të zyrtarëve,një formë tjetër është edhe nisja e hetimit administrativ për shkak të informacioneve nga burime të ligjshme, si edhe nga media e opinioni publik.

Pra, Inspektorati i Lartë mund të kalojë për kontroll të plotë në çdo kohë çdo subjekt, për të cilin ngrihen dyshime, sidomos publike. Në kontroll do të kalojë pasuria edhe e disa deputetëve të Kuvendit për të cilët ka dyshime edhe pse ligji për funksionin “deputet” ka përcaktuar që kalimin në kontroll të plotë duhet të bëhet çdo katër vjet. Mes personave të cilëve do u kontrollohet pasuria. Mes tyre është edhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i cili akuzohet prej opozitës se ka abuzuar me detyrën duke përfituar shuma të konsiderueshme. Ajo ka kërkuar një përgjigje për mënyrën se si ministri Prifti i bëri 1.8 milionë euro. Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti në vitin 2007 mori një borxh prej 30 milionë euro për të filluar aktivitetin e tij në kompaninë Fortis 2. Një vit më vonë ai e pagoi këtë borxh dhe në vitin 2009, periudhë e krizës globale, i shiti aksionet e tij kundrejt vlerës marramendëse të 1.8 milionë eurove. Për të përfituar 45% të aksioneve të kompanisë Fortis 2, Prifti ka deklaruar se ka gjetur kredinë prej 5 milionë eurosh, ndërsa ortaku i tij ka vendosur si kapital 27 hektarë tokë dhe 1 milionë euro kesh.

Dyshimet që ngrihen nga deklarimi i pasurisë së ministrit Prifti që nga blerja e aksioneve deri tek shitja e tyre do të jenë edhe pikat prej nga do të nisë hetimi në ILDKP. Në hetim do të jetë edhe pasuria e deputetes Albana Vokshi. Socialistët e akuzojnë se ka shfrytëzuar pozicionin e saj si këshilltare e kryeministrit për ekonominë, për t’i dhënë burrit të saj koncesione pa tender, por përmes pikëve bonus të firmosura nga vetë kryeministri.

******************************

Deputetja e PD-së Albana Vokshi i është përgjigjur akuzave të njëpasnjëshme të PS-së në lidhje me pasurinë e saj.

Në reagimin e Vokshit thuhet se PS po ngre tym pa paraqitur asnjë fakt konkret dhe se është e gatshme t’i nënshtrohet cdo lloj hetimi

“As unë dhe as familja ime nuk kemi ndikuar në asnjë rast në marrjen e licencave apo lejeve koncensionare në favor të Arjan Tartarit”- u shpreh Vokshi

Më tej në deklaratën e saj deputetja Vokshi tha se me nisjen e seksionit të ri parlamentar do të kërkoj nisjen e hetimve për Edi Ramën në lidhje me :

“1-Fshehjen e pasurisë, deklarimin e vetëm 3000 Euro pasuri ndërkohë që ka betonizuar gjithë Tiranën dhe ka dhënë lejet e ndërtimit në favor të vetëm dy firmave të ndërtimit.
2- Konfliktin e interesit për dhënien e lejeve të ndërtimit nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kryetar i PS-së vartësve të tij politikë që sot janë deputetë.
3-Përdorimin e drogës dhe pasojat që ajo ka sjellë në veprimtarinë e tij.
4-Dhunën sistematike të ushtruar ndaj grave dhe marrëdhëniet me të birin”

Gjatë ditës partia socialiste nëprmjet deputetit Besnik Bara bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha të flase per firmen qe ka vene ne koncensionet e dhena per llogari te bashkeshortit te deputetes se PD-se, Albana Vokshi.

Deputeti Bare gjate nje komunikimi me mediat, ka bere publike skemen e perfitimit te pasurise permes favoreve dhe korrupsionit, duke nxjerre ne pah motren e Vokshit, drejtoreshë e Ministrit të Ekonomisë.

“Motra që propozon koncesionet, dhe koncesionet i jepen kunatit. Kjo është skema korruptive e Shtetit të Motrave. Mimoza Vokshi drejtoreshë sygjeron, Albana Vokshi këshillon dhe Berisha në karrigen e kryeministrit firmos për burrin e motrës së vogël Vokshi, pra për bashkëshortin e Albanës. Kjo është skema për të përfituar 4 miliard dollarë pasuri të shqiptarëve. Berisha sot bën mirë të mos heshtë por të flasë, firmën e ka vënë ai për këto 4 mld dollarë pasuri publike”- tha Bare.

Sipas tij, Berisha sot duhet t’u japë llogari shqiptarëve si ka firmosur pikët bonus, vetëm e vetëm që burri i Albanës të merrte katër koncensione në naftë dhe gaz, po ashtu edhe dy Hidrocentrale?

Previous articleBerisha nga Korça: Eksportet “Made in Albania” janë rritur me 70 perqind
Next articleVirozat e stinës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here