Home Ekonomi Berisha nga Korça: Eksportet “Made in Albania” janë rritur me 70 perqind

Berisha nga Korça: Eksportet “Made in Albania” janë rritur me 70 perqind

182
0

Nga Korça kryeministri Sali Berisha ka premtuar se Shqipëria do kthehet në një destianacion të ri turistik në botë. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë inagurimit të unazës së re të Korçës një investim i qeverisë shqiptare me një vlerë 11.5 milion lekë. Ky do të jetë sipas Berishës dhe prioriteti më i ri i qeverisë shqiptare, ndërsa ka qenë i pranishëm në dy përurime të rëndësishme.

Sipas tij rritja e investimeve dhe zhvillimi progresiv i ekonomisë shqiptare jep shanset e një zhvillimi të vendit dhe në mënyrë të veçantë turizmit që mbetet shumë prioritar, dhe se Korça nuk mund të anashkalohet nga konteksi turistik, ëhstë shprehur Berisha

Mbështetja ndaj biznesit vendas dhe në mënyrë të veçantë prodhimit shqiptar ka qënë kryefjala e Berishës. Gjatë inagurimit të fabrikës së njohur Birra Korça e cila ka një jetë 72 vjeçare, kryeministri tha se prioritet do jetë mbështetja e biznesit vendas dhe proshimit shqiptar.

Në vitin 2010 janë shënuar zhvillimet më të mëdha dhe më pozitive në vend, ku vihet re një rritje me 70 përqind e eksporteve “Made in Albania”. Krijimi i një klime të favorshme për investimet vendase dhe të huaja ka krijuar terrenin e përshtatëshm për investitorët vendas dhe të huaj ndërsa siaps kryeministrit të vendit qeveria që ai drejton do të vazhdojë me reforma shumë të thella gjatë vjeshtës së këtij viti.

“Këtë vit ka shkëputje të madhe. Këtë vit, eksportet janë rritur me 70 përqind, importet janë rritur me 8 përqind, duke mbajtur regjimet më të hapura. Kudo në vend bëhen investime shumë serioze dhe cilësore, por ndihem i kënaqur dhe i lehtësuar, sepse kjo qeveri ia ka dalë të krijojë një mjedis më miqësorin në Europë dhe botë për bizneset” ka theksuar Berisha gjatë fjalës së tij.

Më tej ai ka premtuar se qeveria nuk do të ndalet derisa Shqipëria të qëndrojë në krye për sa i përket klimës së biznesit.

****************

“Këtë vit Shqipëria pret më shumë vizitorë se ç’ka banorë, dhe garantoj që kjo rritje nuk do ketë të ndalur.”- kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë ndërsa vuri theksin tek turizmi.

Turizmi është burim pozitiv i të ardhurave vazhdoi më tej kryeministri ndërsa theksoi se ndër arsyet kryesore të kësaj rritjeje janë investimet masive drejt zonave turistike, deri në 1 miliard euro në infrastrukturë.

Rritja e numrit të turistëve në vend sipas Berishës po vjen gjithastu edhe si pasojë e imazhit pozitiv që po krijon vendi në tërësi, pavarësisht disa përjashtimeve.

Çmimet e arsyeshme të apartamenteve dhe hoteleve, arteria “magjike” Durrës-Morine, ku vetëm gjatë përiudhës 18 Qershor dhe 16 Gusht sipa kryeministrit Berisha kanë qarkulluar 518 mijë automjete, janë arsye të tjera të rritjes së numrit të turistëve në vend.

Më tej në fjalën e tij kryeministri Berisha iu drejtuat ministrave të tij dhe tha se në buxhetet tuaja duhet të parashikoni cdo problem që lidhet me zhvillimin e turizmit.

“Duhet të përfundojë ndërtimi i te gjitha impianteve të ujit të cilët janë në ndërtim e sipër, si dhe duhet të parashikojmë përmirësimin përfundimtar të infrastrukturës, drejt parqeve dhe zonave arkeologjike, në mënyrë që turistët t’i vizitojnë ato më lehtë”- përfundoi Berisha

**********************************

Qeveria mund të ndryshojë përpara zgjedhjeve lokale. Me pretekstin e përmirësimit të qeverisjes, Berisha, mund të ndryshojë disa ministra për t’i dhënë mundësi Lulzim Bashës të kandidojë për bashkinë e kryeqytetit si dhe për të përfshirë partinë e Çamëve në koalicion me qëllim marrjen e votive shtesë. Lëvizja mund të prekë edhe koalicionin me LSI-në, e cila kohët e fundit ka votuar kundër disa nismave të propozuara nga PD. Ky fakt është pohuar dje nga deputeti i djathtë, Luçiano Boçi. “Është Kryeministri ai që pretendon të vendosë, ose për të rritur maksimumin e punës së kabinetit mund të bëjë rotacione, lëvizje, në bazë të qëllimsisë së mirë që të përshtatet një person që bën punën më saktë dhe më mirë”, -deklaroi deputeti i PD, Boçi. Në këtë mënyrë Kryeministri Berisha mund të bëjë lëvizjen e radhës së tij për të siguruar 71 votat për të bërë të gjitha ndryshimet që mazhoranca do të kërkojë. Partia Demokratike, së bashku me aleatët LSI- PR, ka 73 vota, pa përfshirë votat e dy deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Unitet. Dy përfaqësuesit e kësaj partie, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, në rast të pjesëmarrjes në koalicionin qeverisës do të bënin që mazhoranca të ketë 75 vota. Në këtë mënyrë, kreu i mazhorancës do të kishte të sigurt miratimin e dekreteve apo ligjeve që Lëvizja Socialiste për Integrim I ka votuar kundër. Në ambientet e mazhorancës, megjithëse përflitet për një riformatim të qeverisë, ende nuk ka asgjë zyrtare mbi këtë pikë. Por, vështirësia në të cilën ka futur mazhorancën strategjia e re e grupit Parlamentar Socialist, të cilët marrin pjesë në numërimin e deputetëve të pranishëm, por nuk votojnë, mund të sjellë lëvizjen e demokratëve për të forcuar koalicionin e tyre. Deri më tani, në Kuvend, LSI është shprehur kundër PD-së mbi votimin e dekreteve e Presidentit Topi për Gjykatën e Lartë dhe ligjin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Përderisa PDU ka marrë pjesë në votimet për ligje të ndryshme dhe nuk është shprehur tepër kritik ndaj demokratëve, përmes negociatave të krerëve të partive mund të arrihet edhe në një konsensus të përbashkët për bashkëpunim në qeveri. Zhvillimi i mundshëm i kësaj lëvizje do të thoshte edhe vota të sigurta për demokratët mbi ligjet apo dekretet që ato votojnë dhe LSI shprehet kundër. Përpos përplasjes Brenda koalicionit për çështje që lidhen mbi Presidentin, ky i fundit është shenjëstruar nga mazhoranca mbi ligjin e pronave që ktheu pak ditë më parë, të cilin e cilësoi si të papajtueshëm me Kushtetutën. Por, demokratët nuk e mendojnë në këtë mënyrë. Deputeti i PD, Luçiano Boçi, paralajmëroi votimin e të njëjtit ligj në sesionin e ardhshëm parlamentar. Ai e cilësoi rrëzimin e ligjit si shprehje e nervozizmit nga ane Presidentit. “Mënyra se si e ka kthyer Presidenti, nuk është shumë e saktë, pasi ka shprehur një lloj nervozizmi kur thotë që ligji për pronat shkel preambulën dhe pastaj ka rreshtuar dhe nenet përkatëse. Përderisa kjo çështje ka kaluar në Komisionin e Ligjeve, është parë që nuk shkel Kushtetutën, është në përputhje me ligjshmërinë dhe përderisa ne e kemi votuar një herë pro, unë mendoj që ne sigurisht do ta kalojmë për pro”, -deklaroi Boçi.

Previous articleDhjetë historitë më misterioze në botë
Next articleSelmanllari padit Shalsin, PS: Jemi gati për tu përballur me drejtësinë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here