Home Aktualitet Perseri atentat per eleminimin e Aleksandër Gocaj

Perseri atentat per eleminimin e Aleksandër Gocaj

911
0

Duket se personat që kishin në plan të eliminonin Aleksandër Gocaj, kishin menduar me hollësi çdo detaj për të realizuar qëllimin e tyre.

Katër ditë pas atentatit të ndodhur në rrugën “Komuna e Parisit”, ku mbeti i plagosur Gocaj e ku humbi jetën Megi Jokiçi, një sasi eksplozivi është gjetur në automjetin në pronësi të të dashurës së 35-vjeçarit, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

Fatmirësisht, lënda shpërthyese është arritur të identifikohet përpara se të shpërthente, duke shmangur në këtë mënyrë një ngjarje të rëndë.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se rreth orës 22:30 janë njoftuar se në zonën e “Kombinatit” është gjetur një sasi lënde shpërthyese poshtë një automjeti tip “Benz”.

Menjëherë forca të shumta të Komisariatit Nr. 6, Drejtorisë së Policisë së Tiranës si dhe forcat Xheniere, kanë mbërritur pranë vendit ku ishte raportuar se ndodhej makina me eksploziv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here