Kur janë numëruar 477 kuti nga 485 në total, rezultati i përkohshëm për dy kandidatët kryesorë, sipas KQZ-së është:
Edi Rama – 122 777 vota
Lulzim Basha – 123 348 vota
Aktualisht numërimi në njësinë 5 është ndërprerë me konsensusin e palëve. Numërimi i 8 kutive të fundit pritet t’i japë fund sot maratonës së gjatë për shpalljen e kandidatit fitues.
8 kutitë e mbetura, si janë ndarë votat në 2009-n
Në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, gjashtë ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve vendore, ende nuk kemi një rezultat të qartë. Qytetarët e Tiranës nuk e dinë se kush do t\i qeverisë katër vitet e ardhshme. Ajo që kemi në dorë është një mungesë totale informacioni dhe tetë kuti të bllokuara në palestrën e shkollës “Vasil Shanto”.
Paralel me këto kuti, shifrat e publikuara nga KQZ kanë hedhur një hije të madhe dyshimi mbi atë që realisht po ndodh. Këto shifra nuk korrespondojnë me ato që ndodhen të shkruara në procesverbale duke hutuar edhe vëzhguesin më të sertë. Për të dhënë më shumë informacion tek publiku “Shekulli” është interesuar për vendndodhjen e zgjedhesve te këtyre tetë kutive të fundit.
Të teta këto kuti, gjeografikisht, ndodhen në pjesën e fundit të njësisë bashkiake numër pesë. Ato janë të pozicionuara në një linjë. Në këto kuti ndodhen votat e të gjithë banorëve të zonës nga ish-stacioni i fundit i “Tiranës së Re” dhe vazhdojnë majtas deri tek Qendra Kristal.
Kjo është një lagje e ku ndërthuren godinat e vjetra në zonën e ish-stacionit të fundit i “Tiranës së Re” dhe ndërtesat e reja tek zona e Kristalit. Pika tjetër fundore e zonës është vendi që njihet si blloku i Vilave të Reja. Edhe kjo zonë është e populluar nga banorë relativisht të rinj të Tiranës.
“Shekulli” ka kontaktuar me stafet e dy koalicioneve kryesore dhe përgjigjja është e njëjtë: Në këto kuti ndodhen vota në favor të së majtës. Aty ku ndryshojnë të dy stafet është sasia e votave që ndodhen në këto kuti.
Sipas parashikimit tetë kutitë e fundit kanë një diferencë të madhe në favor të Edi Ramës. Metoda më e mirë për të verifikuar se sa vota mund të ketë në këto kuti është të shqyrtojmë zgjedhjet e shkuara.
Shekulli ka marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe për lehtësi ka bashkuar votat e marra nga PD dhe LSI. Përballë tyre qëndrojnë votat e marra nga PS. Rezultatet zyrtare tregojnë se në vitin 2009, në tetë kutitë e fundit të njësisë bashkiake numër pesë ndodheshin 585 vota më shumë për Partinë Socialiste.
Diferenca e mbremshme ne momentin e nderprerjes se numerimit ne Njesine 5 ishte
rreth 450 vota ne favor te kandidatit te PD-së. Nëse merren mbi 550 vota sic ka ndodhur ne zgjedhjet e 2009, kandidati i PS, kreu aktual i Bashkise, Rama, e tejkalon shifren 450 te rivalit.
Duke përdorur të njëjtin krahasim shifrash, në 59 kutitë e para të njësisë 5, në
vitin 2009 PS ka pasur 3,608 vota më shumë se PD+LSI. Sot, në 59 kutitë e para të njësisë 5, PS ka marrë 4055 vota kundrejt PD+LSI. Pra me këtë trend llogaritet që në tetë kutitë e fundit, socialistët të marrin rreth 600 vota.
Por gjithcka kondicionohet nga rrethanat e pazakonta te ketij numerimi ku tensioni eshte i jashtezakonshem.