Home Aktualitet Rama: Homazhe paqësore, rrethohet me gjemba kryeministria

Rama: Homazhe paqësore, rrethohet me gjemba kryeministria

517
0

Do të zhvillohet sot demonstrata homazh e Partisë Socialiste për nder të 3 viktimave që humbën jetën në demonstratën e 21 janari. Si një javë më parë, demonstrata do të zhvillohet para kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Partia Socialiste ka garantuar se nuk do të ketë dhunë, dhe se demonstrata e sotme, do të jetë një kortezh i njerëzve të veshur me rroba të zeza, lule, qirinj dhe lutje për kujtimin dhe nderimin e viktimave.

NGA KORCA QINDRA QYTETARE DREJT TIRANES, PER PROTESTEN
ORA 11:10 Mbi 30 autobusë dhe 150 mjete të vogla janë nisur nga Korca drejt Tiranës për të marrë pjesë në demonstratën homazh të organizuar nga opozita. Demonstrata nis në orën 14.00 në bulevardin „Dëshmorët e Kombit“ Lajmi konfirmohet për NEWS24 nga drejtues të selisë së PS-së në Korcë. Sipas tyre janë të paktën 5000 persona, jo vetëm simpatizantë të PS-së por dhe qytetarë me bindje të tjera politike të cilët do të jenë pjesë e demonstratës në homazh të 3 viktimave të vrarë më 21 janar.

SOT DEMONSTRATA HOMAZH ME LULE E QIRINJ
Partia Socialiste ka garantuar se nuk do të ketë dhunë, dhe se demonstrata e sotme, do të jetë një kortezh i njerëzve të veshur me rroba të zeza, lule, qirinj dhe lutje për kujtimin dhe nderimin e viktimave.
Gjatë gjithë ditës së djeshme, në daljet publike të deputetëve PS dhe të vetë kryetarit Edi Rama i është bërë thirrje qytetarëve që do ti bashkohen demonstratës sot të mos bien pre e provokimeve, të ruajnë qetësinë dhe vetëpërmbahen.

Ndërkombëtarët e shohin me shqetësim demonstratën e sotme, por kryesocialisti Rama siguroi komunitetin ndërkombëtar, por edhe të gjithë popullin shqiptar se demonstrate është një rezistencë paqësore dhe se nuk do të ketë dhunë.

“Të gjithë miqve dhe partnerëve të Shqipërisë, përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar dhe cdo qytetari i siguroj se bindja jonë e padiskutueshme është jo vetëm demonstrata homazh por e gjitha rruga e zezistencës paqësore nuk ka dhe s’do të ketë lidhje me asnjë formë dhunë. Ne besojmë tek drejtësia e kësaj përpjekje, tek domozdoshmëria për ti dhënë zgjidhje krizave që rëndohen përditë duke e bërë më të vështirë jetën për të gjithë ata që nuk jetojnë në oborrin e kusarisë dhe matrapazllëkut”,- tha kryesocialisti, mbrëmjen e së enjtes, në një dalje publike.
viktimat e demonstratës.

POLICIA NUK GARANTON DEMONSTRATËN
Demonstrata e sotme nuk garantohet as nga policia. Në përgjigjen e saj publike dje policia thotë se kishte marrë parasysh “se tubimi i datës 21 janar 2011 degjeneroi në akte dhune, cenim të rendit kushtetues, sulm ndaj institucioneve kushtetuese, sulme të dhunshme ndaj punonjësve të policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës së tyre funksionale për garantimin, mbarëvajtjen dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”., Kryesocialisti Rama shprehu keqardhjen për veprimin e policisë duke akuzuar qeverinë se po keqpërdor policinë

TELA ME GJEMBA RRETH KRYEMINISTRISË
Ora: 22:10- (27 janar) Një ditë para demonstratës homazh, të paralajmëruar nga opozita, selia kryeministrore është rrethuar me tela me gjemba. E gjithë godina është rrethuar nga një brez i lartë telash me gjemba për të parandaluar cdo lloj tentative për depërtim brenda zonës së rrethuar. Brenda masave të sigurisë përfshihet gjithashtu edhe rritja e numrit të ushtarëve që ruajnë godinën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here