Home Aktualitet Prostitutat “VIP”, zbardhen përgjimet

Prostitutat “VIP”, zbardhen përgjimet

1555
0

Zbardhet një skemë e prostitucionit “VIP” në kryeqytet. Tre prostituta, dy prej të cilave të mitura, shërbenin seks me pagesë në hotele të ndryshme të Tiranës, mes të cilëve edhe hotelet më në zë për luksin dhe tarifat e shtrenjta. Lëvizjet e tyre mbikëqyreshin nga tre persona, tek të cilët vajzat e shfrytëzuara dorëzonin paratë e fituara. Transporti i femrave apo dhe i klientëve për në hotele bëhej nga klientët me mjetet e tyre apo me taksi.

Ndërsa çmimi për një “favor” seksual shkonte nga 50 në 100 euro. Gjithçka zbardhet në vendimin e gjykatës që deklaroi të fajshëm dhe dënoi me burg pak ditë më parë të pandehurit Elis Tafa, Faket Begani dhe Emiliano Rrapushi për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Tre të pandehurat e tjera të kësaj dosjeje, vajzat Z.M., K.V dhe F.C u deklaruan fajtore për akuzën e “prostitucionit” dhe u dënuan me gjobë. Prokuroria e Tiranës ka mundur të faktojë veprimtarinë e jashtëligjshme të të pandehurve të kësaj dosjeje nëpërmjet vëzhgimeve ambientale-publike, si edhe përgjimeve telefonike të tyre. Nëpërmjet këtyre gjurmimeve, Prokuroria ka regjistruar episode që nga “porositja” e prostitutave përmes telefonit e deri në dërgimin e saj në destinacion, si edhe në dorëzimin e parave tek të dyshuarit si shfrytëzuesit e tyre. Sipas Prokurorisë, paratë e fituara të pandehurit i shpenzonin në kazino. Nga përgjimet telefonike zbardhen edhe biseda mes të pandehurve, ku ata bien dakord me njëri-tjetrin që, në rast arrestimi, do të shpreheshin se vajzat ishin të fejuarat e tyre. Në vijim botohen pjesë të dosjes, referuar vendimit të gjykatës.

PERGJIMET

Në procesverbalin e mbajtjes nën mbikëqyrje të fshehtë, datë 21.10.2010, e pandehura Z.M., pasi takon një person të cilin e thërriste I… pranë stadiumit “Selman Stermasi”, ka marrë 100 euro në dorë prej tij, ka shkuar tek një hotel luksoz pranë qendrës së Tiranës, ku qëndroi rreth 30 minuta. Më pas ka dalë dhe ka shkuar tek një lokal bastesh tek Rruga Ura ku qëndronte i pandehuri Emiliano Rrapushi dhe ia ka dhënë në dorë shumën prej 100 eurosh. Në procesverbalin e mbajtjes nën mbikëqyrje të fshehtë, datë 23.10.2010, të pandehurat Z.M. dhe K.V. kanë shkuar tek një hotel pranë zonës së “Freskut” dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me pagesë me dy shtetas me një automjet tip “Mercedes” me targa Durrësi. Më pas, Z. qëndroi tek Rruga Ura, ndërsa K. shkoi tek shinat e trenit tek 3-shi. Në procesverbalin për përgjimin e telekomunikimeve të datës 05.11.2010, në bisedën e zhvilluar midis Z. dhe Emilianos, ajo i thotë të lajmërojë F.C., se ka një punë tek një hotel te Liqeni. Ai përgjigjet se nuk ka telefon. Atëherë, i thotë t’i thotë Elisit dhe Emiliano thotë dakord do dal ta gjej unë. Në procesverbalin e mbajtjes nën mbikëqyrje të fshehtë, datë 10.11.2010, e pandehura K.V., pasi kryen marrëdhënie seksuale me një klient me mjetin tip “Mercedes benz” me targa të Tiranës, tek një hotel në autostradën Tiranë-Durrës, doli nga hoteli në këmbë dhe, pasi kaloi shinat e 3-shit, u takua me të pandehurin Faket Begani dhe paratë e fituara nga ushtrimi i prostitucionit ia dha atij në dorë. Po ashtu, në rastet e mbajtjes nën mbikëqyrje rezultonte se e pandehura K.V. çdo natë shkonte në banesën e të pandehurit Faket Begani prapa shkollës “Kol Jakova”. Po ashtu, në procesverbalin e përgjimit ambiental të kryer midis të pandehurit Elis Tafa dhe Emiliano Rrapushi, më datë 22.11.2010, ndër të tjera midis tyre ka pasur biseda si: Elisi i thotë mos kanë dyshime. Emiliano i thotë se nuk e dinte. Më pas pyesnin njeri-tjetrin duke thënë se mos ishin kapur gocat. Po ashtu thonë se po nuk ishin gocat prezente, nuk kanë se çfarë t’u bëjnë. Të dy vendosin të thonë se i kishin të fejuara. Po ashtu, thonë se kur femrat i kanë marrë në telefon, u kanë thënë do të sjellë pesëdhjetë mijë lekë, unë pa lekë isha, thonë. Elisi i thotë se nuk kanë fakte. Elisi e pyet nëse kishte gjë tek telefoni. Emiliano në një moment i thotë Elisit ajo është edhe e vogël more.

SHFRYTËZIMI

Pra, në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se Emiliano Rrapushi, Elis Tafa, Z.M. dhe F.C., janë mbajtur në vëzhgim dhe përgjim gjatë një periudhe të caktuar kohore. Është konstatuar se e pandehura Z.M. ushtronte prostitucion nëpërmjet të pandehurit Emiliano Rrapushi, i cili e shtynte dhe ndërmjetësonte duke i gjetur asaj klientë. Fitimet e siguruara nga ky aktivitet i kundraligjshëm i merrte i pandehuri Emiljano, i cili i shpenzonte ato duke luajtur në kazino. Gjatë vëzhgimeve, ka rezultuar gjithashtu se e pandehura Z.M. i kishte gjetur klientë disa herë edhe të pandehurës K.V.. Të dyja këto ushtronin prostitucion në hotele të ndryshme. Mbi këtë bazë dhe të dhënave nga përgjimet, është konstatuar se e pandehura K.V. shfrytëzohej nga i pandehuri Faket Begani. Nga përgjimi i numrit të disponuar prej saj, 068xxxx845, ka rezultuar se ky person e shtynte atë vazhdimisht të kryente prostitucion, me qëllim përfitimin e të ardhurave të kundraligjshme. Ai i kërkonte K. të dilte për “Buti” -një shprehje komunikimi kjo që tregonte kryerjen e një marrëdhënieje seksuale. Ndërmjet të pandehurve Faket Begani dhe K.V., kjo shprehje është përdorur në mënyrë frekuente para dhe pas çdo marrëdhënieje seksuale me pagesë. Sipas raportit të shërbimit më datë 10.11.2010 të policisë gjyqësore, rezulton se në orën 18:30 e pandehura K.V. ka dalë nga një hotel që ndodhet tek mbikalimi i Kamzës në autostradë dhe ka shkuar tek shinat e trenit në vendin e njohur si “Treshi”. Aty ka takuar të pandehurin Faket, të cilit i ka dhënë dorazi disa kartëmonedha të prerjeve 1 000 lekë. Gjithashtu, sipas raportit të shërbimit më datë 22.11.2010 dhe rezultateve të përgjimit, rezulton se rreth orës 18:30 të kësaj dite, shtetësja K.V. ka dalë nga një hotel që ndodhet tek shinat e trenit dhe ka shkuar në afërsi të një bilardoje, ku ka pranë banesën edhe shtetasi Faket Begani. Pasi është takuar me të, ai i ka thënë: “Ato leke do m`i japësh tek shtëpia, dhe jo këtu në rrugë”. Rasti i fundit kur e pandehura K.V. ka kryer prostitucion është ai i datës 26.11.2010, kur rreth orës 12:20 të kësaj dite ka dalë tek shinat e trenit dhe aty ka hipur në një automjet tip “BMW X5” që drejtohej nga shtetasi A.K. Së bashku kanë shkuar tek një hotel në autostradë, ku aty K. ka hyrë brenda nga dera e pasme, ndërsa A. nga dera kryesore. Pasi kanë shkuar në dhomën nr. 3 të katit të dytë, janë kapur në flagrance nga forcat e policisë në kryerje e sipër të marrëdhënieve seksuale. Është kryer arrestimi në flagrancë i kësaj të pandehure dhe me vendim gjyqësor ky arrestim është gjetur i vlefshëm dhe është caktuar ndaj të pandehurës K.V. masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Po ashtu, është urdhëruar ndalimi i të pandehurit Faket Begani, ndalim i realizuar më dt. 26.11.2010. Ky ndalim është gjetur i vlefshëm nga gjykata, e cila me vendim gjyqësor ka vendosur ndaj këtij të pandehuri masën e sigurimit “arrest me burg”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here