Home Bota Shokon Le Pen: Nqs fitoj zgjedhjet do anuloj njohjen e Kosoves

Shokon Le Pen: Nqs fitoj zgjedhjet do anuloj njohjen e Kosoves

418
0

Kandidatja presidenciale Marine Le Pen ka deklaruar se kur të bëhet presidente e Francës do ta nisë anulimin e njohjes së Kosovës. Le Pen, kryetare e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf” ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheq njohjen e Kosovës”.

Po ashtu tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet e ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”.

Sipas sondazhit të fundit, nga gazeta e famshme “Le Figaro”, Marine Le Pen dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron udhëheqin garën presidenciale me nga 26%, përfaqësuesi konservator Françios Fillon ka 17%, ndersa dy kandidatët majtistë, socialisti Benoît Hamon dhe ekstremisti Jean-Luc Mélenchon, kanë nga 12%.

Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 23 prill.

Previous articleBig Brother 9, motër e vëlla hyjnë në shtëpi, por…
Next articleBig Brother, debat midis 2 lezbikeve: Ça sikleti ke?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here