Një grua 28 vjeçare shqiptare, vajza e saj 1 vjeçe dhe djali 10 vjeç janë viktimat e përmbytjeve në qytetin Italian Genova. Sipas mediave italiane trupi i 28 vjeçares italiane është gjetur në Fereggiano,ndërsa ende nuk dihet asgje për dy fëmijët e saj.
Të vdekurit nga përmbytjet në Genova deri më tani janë 6 vetë dhe shkak për këtë bilanc kanë qenë përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq. Nga ana e zjarrfikësve thuhet se mes viktimave janë 4 të rritur dhe 2 fëmijë, ndërsa pesë trupa aktualisht janë gjetur, po vijojnë kërkimet për trupin e një fëmije.
Dëshmitarë në vendngjarje sqarojnë se kanë parë të hyjnë në një tunel pesë persona mes tyre 2 fëmijë, duke tentuar të kalojnë rrugën përmes kësaj strehe. Por pavarësisht tentativës së tyre një valë e fuqishme uji ka përmbytur tunelin, duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi të strehuarve.
Ndërkaq nuk bëhet ende e ditur nëse fëmijët janë, dy fëmijët e vajzës shqiptare apo janë shtetas italian.
Autoritetet e kanë cilësuar situatën si “jashtëzakonisht serioze” dhe iu bën thirrje njerzve të që jenë të kujdesshëm. Kryetari i bashkisë në Genova paralajmëroi banorët të mos largohen nga shtëpitë e tyre,të ngjiten në katet më të larta si dhe të mos përdorin makinat e tyre kjo pasi shumë shpejt pritet një valë e re uji, që nga forca pritet të marrë me vete cdo gjë që do t`i dalë përpara.
Ndërkohë, shefi i Departamentit të Mbrojtjes Civile ka organizuar një mbledhje emergjente për të marrë masa mbrojtëse ndaj përmbytjeve të tjera që pritet të ndodhin për shkak të motit të keq që ka goditur në vecanti rajonin e Ligurias.
Javën e kaluar qeveria italiane shpalli gjendjen e jazhtëzakonshme në veriperëndim të rajonit Liguria dhe Toskanë pas stuhive që goditën rajonet bregdetare, duke vrarë të paktën 10 njerëz dhe duke shkaktuar përmbytje të shumta dhe rrëshqitje të tokës.