Home Politike Ndryshon Kryesia e PS:Ja kush janë ata që do ikin dhe emrat...

Ndryshon Kryesia e PS:Ja kush janë ata që do ikin dhe emrat e rinj

691
0

Nga nesër Partia Socialiste do të ndryshojë përbërjen e Kryesisë qendrore. Në rendnin e ditës së mbledhjes së Asamblesë do të jetë dhe kërkesa për të zgjedhur një Kryesi të re, e cila të jetë më funksionale. Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i PS dhe ish- kryeministri Bashkim Fino. Dy ditë më parë në një televizion lokal, Fino është shprehur se ai së bashku me një grup deputetësh do të kërkojnë të votëbesohet Kryesia dhe sekretariati ekzekutiv, për të shkarkuar disa sekretarë të cilët sipas tij nuk janë duke bërë punën mirë. Me këtë qëndrim Fino la të nënkuptohet se zërat që janë kundër Edi Ramës, si Kastriot Islami apo Andis Harasani do të largohen nga drejtimi i partisë për të mbetur deputetë të thjeshtë.
Ndryshimet në Kryesi
E shtyrë në kohë për shkaqe të axhendës së ngjeshur me transparencën e zgjedhjeve, nesër do të ndryshohet dhe Kryesia e partisë, e cila në fakt gjysma e saj janë zëra të fortë kundër Edi Ramës. Një prej figurave më të njohura të PS, Bashkim Fino ka deklaruar se ditën e premte gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare ai do të kërkojë votëbesimin e strukturave drejtuese të partisë, duke sulmuar kryesisht kundërshtarët e Edi Ramës: Kastriot Islami, Edlira Haxhiymeri e Andis Harasani të cilët sipas tij nuk po e bëjnë detyrën e tyre si sekretarë dhe duhet të largohen. Ndryshimet në Kryesi priten të sjellin shumë debate pasi mendohet se do të ikin zëra oponentë të cilët në shumicën e rasteve nuk janë pajtuar me rrugën e ndjekur nga Edi Rama, madje kanë arritur deri aty sa kanë kërkuar dhe largimin e tij nga drejtimi i partisë. Ende nuk dihet nëse Ben Blushi do t’i mbijetojë ndryshimit apo do të largohet dhe ai nga Kryesia. Nga anëtarët e LMN-së, vendin në Kryesi, të sigurt e ka vetëm Arben Malaj, i cili mori pjesë dhe në grevën e urisë që organizoi opozita dhe që prej asaj kohe ka bërë oponencë shumë të fortë ndaj mazhorancës kryesisht për çështjet ekonomike.
Kryesia, emrat që ikin dhe që vijnë
Emrat e parë që do t’i thonë lamtumirë Kryesisë, janë Kastriot Islami, Andis Harasani, Edlira Haxhiyemri, Samerina Pino dhe Eva Allushi. Të gjithë këta emra janë pozicionuar prej kohësh kundër linjës së ndjekur nga Edi Rama. Islami edhe sot vijon të jetë kundër rrugës së ndjekur nga PS duke qenë një zë kritik i fortë i liderit të opozitës. Emrat e tjerë si Harasani, Haxhiymeri, muajt e fundit janë të rezervuar në kritika duke pranuar në heshtje dhe ato gjëra që janë kundër. Mjaft debat pritet të ngjallin emrat e rinj që do të propozohen për në Kryesi. Burime nga PS bëjnë të ditur se disa emra që do të propozohen për Kryesi janë, Taulant Balla, Vasilika Hysi, Ermonela Felaj, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri apo dhe vetë Bashkim Fino. Gjithsesi për në Kryesi pritet të vijnë shumë kandidatura të cilat do të propozohen në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare gjatë ditës së nesërme.

“LMN”
Ajo që shtypi e quajti “Lëvizja për Mendim Ndryshe” në PS thuajse është shuar. Por jehona e saj ende qëndron, pasi në Kryesinë e re deputetët Kastriot Islami dhe Andis Harasani nuk do të jenë më pjesë e Kryesisë duke u kthyer në deputetë të thjeshtë. Pritet që në ndryshimet e reja, të mos preket Arben Malaj dhe Ben Blushi, të cilët janë anëtarë të Kryesisë aktuale dhe pritet të votëbesohen.

Kryesia
Emrat që do të largohen përveç Islamit dhe Harasanit, janë, Edlira Haxhiymeri, Mimoza Hafizi, Saemira Pino, Eva Allushi. Disa nga ata që priten të propozohen për në Kryesi, janë Taulant Balla, Vasilika Hysi, Ermonela Felaj, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri apo dhe vetë Bashkim Fino. Gjithsesi për në Kryesi pritet të vijnë shumë kandidatura të cilat do të propozohen në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare gjatë ditës së nesërme.

Transparenca
Ajo që bëhet e ditur nga Partia Socialiste është fakti se do të vijohet të këmbëngulet për transparencën e zgjedhjeve. Ky vendim do të konfirmohet edhe nesër në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Pritet që në ditët në vijim të rinisin protestat të cilat sipas socialistëve do të jenë të shtrira në të gjithë territorin duke u fokusuar kryesisht në bashkitë dhe komunat që drejtohen nga socialistët.

Kryesia aktuale

1. Edi Rama
2. Arben Isaraj
3. Arben Malaj
4. Ben Blushi
5. Erion Braçe
6. Ermelinda Meksi
7. Eva Allushi
8. Gramoz Ruçi
9. Ledi Shamku
10. Mimoza Hafizi
11. Namik Dokle
12. Pandeli Majko
13. Saemira Pino
14. Valentina Leskaj
15. Mimi Kodheli
16. Lindita Nikolli

Andis Harasani, Sekretar për Programin Politik,
Arta Dade, Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare,
Blendi Klosi, Sekretar Organizativ
Edlira Haxhiymeri, Sekretare për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta
Et’hem Ruka, Sekretar i Burimeve Njerëzore
Fatmir Xhafaj, Sekretar për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore
Kastriot Islami, Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Besnik Bare, Sekretar për Çështjet e Mjedisit

Kryesia e re?

1. Edi Rama
2. Arben Isaraj
3. Arben Malaj
4. Ben Blushi
5. Bashkim Fino
6. Erjon Braçe
7. Ermelinda Meksi
8. Ilir Beqja
9. Gramoz Ruçi
10. Ledi Shamku
11. Lindita Nikolli
12. Mimi Kodheli
13. Namik Dokle
14. Pandeli Majko
15. Valentina Leskaj
16. Vasilika Hysi

Taulant Balla, Sekretar për Programin Politik
Arta Dade, Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Blendi Klosi, Sekretar Organizativ
Eglantina Gjermeni, Sekretare për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta
Et’hem Ruka, Sekretar i Burimeve Njerëzore
Fatmir Xhafaj, Sekretar për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore
Damian Gjiknuri, Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Besnik Bare, Sekretar për Çështjet e Mjedisit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here