Home ShowBiz Ndahet nga burri Parashqevi Simaku?

Ndahet nga burri Parashqevi Simaku?

2324
0
Prej vitesh nuk jeton më në Shqipëri dhe tashmë atdheu për të është kthyer në një mall të vërtetë. Ka krijuar një tjetër jetë atje, një të përditshme krejt ndryshe. Disa vite më parë, të gjithë e kujtojmë rikthimin në skenën shqiptare të Parashqevi Simakut. Lajmi që do të mbërrinte përsëri në atdhe u shpërnda me shpejtësi dhe të gjithë ishin kuriozë për imazhin e saj. Si do të ishte? Si do të kishte ndryshuar ndër vite? A do të kishte më, të njëjtën ëmbëlsi? Çfarë të rejash do të sillte në vendlindje dhe cili do të ishte statusi i saj? Të gjitha këto u zbuluan kur Parashqevi Simaku ripreku pas shumë vitesh, skenën shqiptare. U prezantua me një partner, jo vetëm në profesion por edhe në jetë, i fejuari që më pas u bë dhe bashkëshorti i saj, martesë nga e cila Parashqevia ka një djalë. E teksa i hedh një vështrim profilit të saj në ‘Facebook’, vihen re foto të Parashqevisë me djalin e saj, të cilin në të gjitha fotot e shtrëngon fort, po kështu edhe foto me familjarë të tjerë, foto ndër vite të cilat këngëtarja i ruan në formën e nostalgjisë. Shumë foto i përkasin edhe momenteve me miqtë, si për shembull një foto me mikun e saj Antonio Athanas, foto me një regjisor amerikano-shqiptar, si dhe foto me zotin Pirro Milkani, Mirush Kabashi, Samir Kumbaro ambasadorin shqiptar në Washington, Fatos Tarifa me bashkëshorten e tij. E ajo që është për t’u habitur mbetet fakti që në asnjë foto Parashqevia nuk shfaqet me të shoqin. Mos ndoshta kjo do të thotë se në statusin e këngëtares së famshme shqiptare ka ndryshime kohëve të fundit? Një krisje në marrëdhënie, apo ndarje mes tyre? Nga këngëtarja nuk vjen asnjë konfirmim i tillë, ama shumë burime pranë saj bëjnë të ditur se çifti është ndarë. Gjithsesi, nga sa mësohet dhe shihet, Parashqevia vijon të jetë e lumtur. I qëndron djalit të vogël pas, ngado, e shëtit dhe bashkë shkojnë kudo të pandarë, ndërkohë që në botën e muzikës nuk është më aktive si më parë. E teksa shëtit me djalin në një kopsht me pemë, Parashqevia shprehet: “Gjethet e pemëve shkojnë ….por trungu i lisit qëndron përherë…”
Fanse e Jozefina Topallit
Parashqevi Simaku, edhe pse larg Shqipërisë, zhvillimet politike i ndjek dhe së tepërmi madje. Jep shqetësimin e saj për sa i takon situatës politike në vend, por nga ana tjetër ka krijuar edhe preferencat e saj për sa i takon politikanëve. Kështu për shembull, ndër të preferuarat e saj është kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Kjo e fundit ka tërhequr vëmendjen e këngëtares së hershme, e cila faqen zyrtare të kryeparlamentares e ka radhitur si më të preferuarën në profilin e saj në “Facebook”.
Albumi i fundit
Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku vuri në qarkullim albumin e saj të fundit në CD, në vitin 2006. Albumi u titullua “Jehonë nga Iliria”, me 10 këngë në gjuhën shqipe. E veçanta ishte se albumi i ri nxirrej asokohe në shitje, në disa nga rrjetet prestigjioze të dyqaneve amerikane. “Anës Lumenjve” ishte një nga 10 këngët e albumit “Jehonë nga Iliria” të Parashqevi Simakut, këngë me tekst të Fan. S. Nolit, kushtuar emigrantëve shqiptarë kudo në botë, me në thelb mallin për atdheun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here