Home Politike Meta ne SHBA: Jemi te vendosur per reformen ne drejtesi

Meta ne SHBA: Jemi te vendosur per reformen ne drejtesi

383
0

1463131049meta-shbaGjatë vizitës së tij në SHBA, kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë.

Ai është pritur nga Ndihmës Asistent Prokurori i Përgjithshëm i SHBA për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Bruce Swartz. Z. Meta rikonfirmoi angazhimin për miratimin sa më të shpejtë të paketës kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë

“Kjo reformë e thellë do të shërbejë për rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, rritjen e besimit të publikut si dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Ne jemi të vendosur, ta çojmë përpara këtë reformë edhe me plotësimin e akteve të tjera ligjore, si një domosdoshmëri për të luftuar me efikasitet korrupsionin, krimin e organizuar dhe për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri”, është shprehur kryeparlamentari Meta.

Me rëndësi të veçantë është rritja e kapaciteteve të hetimit të pavarur dhe profesional, ka theksuar z. Meta më tej. Gjatë diskutimit për fazën zbatuese të reformës në drejtësi kreu i Kuvendit u shpreh se për ngritjen e institucioneve të reja që parashikohen nga paketa kushtetuese, përfshirë këtu edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, ndihma dhe asistenca e SHBA për monitorimin e zbatimit të saj është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Z. Swartz theksoi dhe njëherë rëndësinë e veçantë që SHBA i kushton miratimit të reformës në drejtësi dhe theksoi se Departamenti i Drejtësisë dhe misionet e asistencës OPDAT dhe ICITAP do të vazhdojnë të kontribuojnë dhe të mbështesin forcimin e agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Z. Swatz shprehu gjithashtu vlerësimin për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Previous articleSuperkompjuteri Watson
Next articleKadare nderohet me “Dekoraten e Flamurit Kombetar”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here