Home Politike Kuvend, Berisha: 2010 viti i arritjeve të mëdha, Rama kundër vizave

Kuvend, Berisha: 2010 viti i arritjeve të mëdha, Rama kundër vizave

709
0

Kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Parlament e quajti vitin 2010 vitin e arritjeve të mëdha për Shqipërinë. Ne shembëm murin e korrupsionit, tha ai, duke ndërtuar një qeveri të vogël, ashtu siç ua premtuam shqiptarëve, dhe nga kjo sot kemi 38% më pak korrupsion në vend.

Ekonomia jonë është më e kuotuar se çdo ekonomi tjetër, tha kryeministri, klima e biznesit është ndër më pozitivet si dhe lufta ndaj korrupsionit është nga më të susksesshmet. U premtuam shqiptarëve privatizime të shpejta e të plota, vazhdoi më tej ai, dhe vendosëm metoda të sigurta për transparencën.

Berisha përsëriti dhe njëherë nga foltorja e Parlamentit akuzat për lobim të kryetarit të opozitës për bllokimin e vizave, ndërsa shtoi se edhe greva e urisë ishtë kundër vizave. Rama tha ai, ka shpenzuar para për të bllokuar procesin e liberalizimit të vizave, ndërsa theksoi se deputetët e PS-së nuk janë kundër integrimit.

Në fjalën e saj kryeparlamentarja Jozefina Topalli sulmoi ashpër liderin e opozitës Edi Rama ndërsa solli në vëmendje zhvillimet e një viti të tëre, duke bërë fajtor opozitën për refuzimin e statusit kandidat, si rezultat i bojktotit të tyre parlamentar.

Duke iu referuar kreut të Partisë Socialiste, Topalli u shpreh se “ai dëshiron vetëm një gjë, të bëhet kryeministër”

“Nuk morëm statusin, se kjo varet dhe nga ju, sepse ju bojkotuat. Ju nuk votuat për lëvizjne e lirë, sepse Edvin Rama nuk donte heqjen e vizave. Meqë shqiptarët nuk e pranuan as ai nuk pranoi votën e shqiptarëve. Ai nuk i duron shqiptarët, ai ngazëllehet kur nuk vjen statusi, ai është kundra shpresave, rrymës së qytetarëve shqiptarë”- tha Topalli

Sipas kryeparlamentarës Topalli, Rama nuk ka dashur asnjëherë kutitë. Vendimi i Prokurorisë së Shkodrës, flet për çdo gjë, se zgjedhjet e viti 2009 ishin më të mira, duke rrëzuar ,sic tha ajo, alibinë e humbësit.

Opinioni i Brukselit, tha Topalli kërkon që në të votojmë bashkë reformën zgjedhore, heqjen e imunitetit dhe gjykatën administrative.

Ne diskutimin e mocionit per debat, per refuzimin e statusit kandidat, kerkuar nga Partia Socialiste, deputeti i saj, Erion Braçe tha se BE refuzoi aplikimin personal të Berishës, dhe se raporti analitik tregon rrjesht më rrjesht që pushteti politik refuzon parimet e evropës. Braçe tha se Shqipëria europiane po i mohohet çdo shqiptari. Ky pushtet, vazhdoi më tej Braçe ka eleminuar lirnë ekonomike në favor të një pakice qeveritare, shërbimet shoqërore, transparenca nuk ekziston, ndërsa shtoi se korrupsioni është mbizotërues në gjyësor, prona, shëndetësi e kudo nën udhëheqjen e Sali Berishës.

Debate te ashpra ne Kuvendin e Shqiperise per aktin normativ qe ul pensionet e ish ushtarakeve. Opozita e ka kundershtuar ashper, duke e quajtur nje akt te tille talles dhe neperkembes per ish ushtaraket.

Ministri i Fiancave, Ritvan Bode duke theksuar domosdoshmërinë e miratimit të vendimit për pensionet e ish ushtarakëve, ka theksuar se nëse nuk ndodh kjo situata ne raport me punonjësit dhe këta pensionist është absurde.

“Një punonjës në detyrë merr 5 % më pak se një që del në pension. Pse duhet të rrinë në detyrë ata që kanë bërë 15 vjet punë, kur duke ndenjur në shtëpi marrin më shumë, madje bëjnë edhe një punë të dytë”- tha Bode, nga foltorja e Kuvendit.

Sipas tij, sa më shumë rriten rrogat, aq më shumë rriten pensionet, pasi pensioni ndjek në mënyrë rigoroze pagën.

OPOZITA
Opozita ka kundershtuar ashper aktin ne fjale, duke e quajtur diskriminues per kete kategori, madje ka theksuar se diten e pare qe do jete ne qeveri do e shfuqizoje kete akt normativ.

Deputeti Arben Ahmetaj ka theksuar se “Ish ushtarakët sot përballen me pandjeshmërinë e Sali Berishës. Është një grup shoqëror që nuk ka vëmendjen e duhur nga ana e qeverisë. Bode e ka thënë hapur se nuk do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk ka lekë. Gjë që nuk është e vërtetë”
Sipas tij, eshte e patolerueshme qe ish ushtarakët të marrin një pension më të vogël se ai minimal.

Ish ushtaraket kane nisur protesten para parlamentit, ne kundershtim te vendimit qe pritet te merret sot nga mazhoranca per uljen e pensioneve te tyre.

Seanca
Mazhoranca është tërhequr vetëm për një javë nga Akti Normativ që ul pensionet e ushtarakëve. Edhe pse në seancën e kaluar parlamentare mazhoranca e hoqi nga rendi i ditës me pretekstin e kërkesës së kreut të Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho, demokratët do të tentojnë që ta miratojnë sot duke sfiduar opozitën dhe shoqatat e ushtarakëve të dalë në pension. Duket se këtë radhë demokratët kanë mundur që të sigurojnë edhe votat e aleatëve të tyre dhe pjesëmarrjen e plotë të deputetëve, pasi në seancën e datës 16 dhjetor mungonin disa deputetë të kësaj force politike.

Mësohet se opozita do të kërkojë rrëzimin e këtij Akti Normativ, i cili zvogëlon pensionet e ushtarakëve, ndërkohë që mazhoranca sqaron se përfitimi i ushtarakëve pa këtë akt është i papërballueshëm nga buxheti i shtetit. Ushtarakët i kanë këto përfitime në sajë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, por mazhoranca është e vendosur që të mos e zbatojë këtë akt.

Ulja është bërë duke mos llogaritur pensionin në bazë të pagës bruto, por duke u bazuar në pagën referuese neto. Sipas këtij Akti, në rastet kur pensioni është i lartë, ai do të shpërndahet me këste: “Efektet financiare shtesë që kalojnë limitin e pensionit maksimal, për shkak se nuk janë të mbuluara me fonde nga buxheti i vitit do të likuidohen për çdo përfitues me këste”, – thuhet në VKM. Efektet financiare të kësaj shtese në ligjin bazë “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, prek rreth 7 400 persona përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar dy herë ligjin e mazhorancës, nëpërmjet të cilit ulet shuma e përfituar nga pensionistët. Ushtarakët kanë pohuar se sot në orën 09:00 do të dalin në protestë para Parlamentit duke kërkuar mosmiratimin e Aktit.

Dhjetëra ish-ushtarakë, punonjës policie, punonjës të Gardës së Republikës etj., protestuan nje seance me pare para Kuvendit duke kundërshtuar miratimin e këtij vendimi, i cili sipas tyre ul ndjeshëm përfitimet e tyre. Ushtarakët kërkuan heqjen e tij nga rendi i ditës si dhe anulimin përfundimtar nga ana e qeverisë.
Ata shpjeguan se së pari ky ligj cenon sigurinë kombëtare për vetë trajtimin që i bën ushtarakëve dhe subjekteve të tjerë të tij. Madje, në rast të mos tërheqjes nga votimi i Aktit Normativ, ish-ushtarakët, punonjësit e policisë, ata të forcave zjarrfikëse, punonjësit e gardës, etj., kërcënojnë me ndërmarrjen e të gjitha hapave demokratike për anulimin e tij, ku nuk përjashtohen protestat si ajo e djeshmja si dhe kërkesa ndaj përfaqësive diplomatike në vend që të përdorin autoritetin e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
“Ne rast se ky Akt i Normativ nuk anulohet ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet demokratike kushtetuese për të kërkuar rivendosjen e të drejtave ekonomike e financiare dhe do të vazhdojmë protestat tona. Nëse qeveria bën luftë politike ndaj nesh, e tillë do të jetë edhe përpjekja e jonë”, – tha Mehdi Pogaçi, kreu i Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim.
Më parë, ushtarakët i kishin kërkuar të gjithë grupeve parlamentare që të mos e votonin aktin. Duke iu drejtuar grupeve parlamentare, të PS-së dhe LSI-së, ushtarakët iu kërkuan atyre që ta kundërshtonin atë.
E njëjta gjë iu kërkua edhe deputetëve të djathtë. “I kërkojmë qeverisë të heqë dorë nga koncepti i ‘luftës së klasave’ ndaj ushtarakëve, punonjësve të policisë dhe kategorive të tjera, si dhe uljen e palëve në bisedime për të gjetur zgjidhje të përshtatshme ligjore e financiare për palët.
Deri më sot, jo vetëm qeveria, por as komisionet parlamentare nuk kanë denjuar të tërheqin mendimin tonë për këto probleme, por kanë preferuar të vendosin me dhunë, me anën e forcës së kartonit”, – u shpreh dje para protestuesve Pogaçi.
Kur Instituti i Sigurimeve Shoqërore kishte filluar përllogaritjen e pensioneve dhe publikimin e emrave të ushtarakëve që iu ishte përfunduar dosja, qeveria miratoi një Akt Normativ, i cili ndërpreu në mes të gjithë procesin. Ndryshe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Akti Normativ parashikon përllogaritjen e përfitimeve të ushtarakëve duke marrë për bazë pagën mesatare referuese neto.
Pra, nga paga fillimisht duhet të zbriten të gjithë detyrimet siç janë tatimi apo sigurimi shoqëror dhe shëndetësor dhe më pas pjesa që realisht merr në dorë ushtaraku do të përllogaritet si pagë referuese. Kjo lëvizje e qeverisë nxiti reagimin e ushtarakëve, të cilët theksuan se nëse do të fillojë të zbatohet, Akti Normativ, përfitimet e tyre do të ulen ndjeshëm.
Madje, sipas tij, ushtarakët mund t’i marrin pensionet edhe me këste nëse shuma që del nga përllogaritja është më e madhe se sa fondi i parashikuar për këtë kategori në buxhetin e shtetit.
Nga ana tjetër, Ministria e Financave shpjegon se qëllimi i Aktit Normativ është vendosja e barazisë në përfitim ndërmjet atyre që kanë kontribuuar në skemë. Në shpjegimin e saj për Aktin Normativ, Ministria e Financave theksoi se ushtarakët marrin pensionet më të larta krahasuar me të gjithë kategoritë e tjera në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here