Home Politike Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS, Basha fiton Tiranen

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS, Basha fiton Tiranen

592
0

Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, e cila konteston vendimin e KQZ-së për vlerësimin e votave të kontestuara. Pasi dëgjoi pretendimet e përfaqësuesve ligjorë socialistë, sot në mesditë Kolegji u tërhoq për pushim dhe më pas  vazhdoi me dëgjimin e pretendimeve të përfaqësuesve ligjorë të KQZ. Kolegji Zgjedhor menjëherë pas nisjes së seancës të parashikuar në orën 17:00 është tërhequr për të marrë vendim, pasi të administrojë provat e padisë së PS e cila ka kërkuar pavlefshmërinë e vendimit që KQZ ka marrë me 23 maj. Ndërkohë KQZ i dorëzoi tabelat përmbyllëse të rezultatit të Tiranës dhe të KZAZ.

KOLEGJI RRËZON KËRKESËN E PS, LË NË FUQI VENDIMIN E KQZ-së
Seanca e Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste u mbodh sot rreth orës 17:00, ndërsa vendosi që ta rrëzojë këtë kërkesë pas shqyrtimit të provave të paraqitura si nga PS ashtu edhe nga KQZ-ja. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor u mor sot rreth orës 21:00.

Kështu, Kolegji Zgjedhor vlerësoi si të drejtë vendimin e Komisionit Qendror të zgjedhjeve për të hapur dhe numëruar kutitë e kontestuara, për Bashkinë e Tiranës, ku rezulton të jetë fitues kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha.

KOLEGJI TËRHIQET PËR TË MARRË VENDIM
Kolegji Zgjedhor menjëherë pas nisjes së seancës të parashikuar në orën 17:00 është tërhequr për të marrë vendim. Kolegji do të administrojë provat e padisë së PS e cila ka kërkuar pavlefshmërinë e vendimit që KQZ ka marrë me 23 maj, ku ka rezultuar fitues kandidati i PD  Lulzim Basha me 81 vota më shumë se kandidati i majtë Edi Rama.

KQZ i dorëzoi tabelat përmbyllëse të rezultatit të Tiranës dhe të KZAZ. Përfaqësuesit i PD Ivi Kaso është shprehur se nuk është i nevojshëm administrimi i provave nga kolegji, pasi KQZ ka marë thjesht rolin e KZAZ për Tiranën.
Drejtoresha juridike e KQZ- së Dëshira Pasko deklaroi se vendimi është marrë në përpuhje të plotë dhe ka kërkuar rrëzimin e padisë së PS.
Nga ana e tij deputeti socialist Damian Gjiknuri i cili mbështet kërkesën e PS e cila kërkon si provë vendimin 167 të KQZ që sipas tyre nuk ka vepruar si KZAZ, ka theksuar faktin se Kolegji Zgjedhor i ka të gjitha provat për të marrë një vendim.

KOLEGJI I KERKON KQZ TABELAT PERMBYLLESE
Kolegji Zgjedhor i kërkoi KQZ tabelat përmbyllëse të rezultatit të KZAZ- ve të Tiranës. Gjyqtarët do të verifikojnë nëse tabelat janë përmbyllur para 18 majit, ditës kur KQZ miratoi në parim aktin normativ, në bazë të të cilit nisi numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara. PD nuk pranoi që të merreshin si provë materiale tabelat e KZAZ, pasi u tërhoq Kolegji Zgjedhor udhëroi KQZ që të sillte tabelat dhe i dha kohë deri në orën 17:00 kur do jetë seanca e ardhshme.

PS: KQZ NUK DUHEJ TE NDRYSHONTE REZULTATIN E KZAZ
Seanca nisi me fjalën e përfaqësuesit ligjor i PS-së Arjan Salati i kërkoi trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor pavlefshmërinë e vendimit të KQZ nr. 711 si dhe anulim të veprimeve administrative të KQZ. Sipas Salatit “KQZ mori kompetencë për fletët në kutitë gabim, si dhe ndryshoi tabelat nga KZAZ-të e Tiranës. Sipas socialistëve KQZ duhej të bënte veprimet matematikore por jo të ndryshonte rezultatin.

Vendimi nr. 711 i KQZ-së i miratuar me votat e shumicës më 23 maj shpalli fitues për kryetar të bashkisë Tiranë, kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, i cili kryesonte me 81 vota kundrejt kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.

Sipas Salatit Kolegji Zgjedhor ka kompentecat për gjykimin e kësaj cështjeje. “Vendimi i KQZ është abstarkt. Tabelat e rezultatit të përfunduara nga 10 KZAZ, KQZ i ndryshoi duke numëruar fletët gabim“- deklaroi Salati.

Ai nënvizoi se akti i KQZ i datës 23 maj është i pavlefshme pasi si akt normativ është miratuar pa pasur kuorumin, pa pasur 5 vota. Ndërkohë që akti normativ është miratuar me 4 vota pro ( votat e maxhorancës)

Ndërkohë që deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri gjatë seancës tha se vendimi i KQZ për 11 minibashki është një akt normativ dhe për këtë arsye sipas tij kjo përbën thelbin e paligjshmërisë nga ana e KQZ. “Vendimi i KQZ për 11 minibashki është akt normative. Kemi të bëjmë me rregulla të reja dhe ky është thelbi i paligjshmërisë”,- theksoi Gjiknuri.

Sipas Gjiknurit KZAZ-të e kanë bërë detyrën e saj e cila kishte si kopetencë të nxirrte tabelën e minibashkive.

KQZ NE KOLEGJ: VENDIMI I 23 MAJIT LIGJOR
Pas 15 minutave pushim seanca në Kolegjin Zgjedhor nisi me dëgjimin e pretendimeve të palës së paditur, përfaqësuesit ligjor të KQZ. Zonja Dëshira Pasko përfaqësuese juridike e Komisionit Qendror Zgjedhor deklaroi se pretendimi I PS-së është I pabazuar në ligj.
“Vendimi i 23 majit është bazuar në ligj. Votimi i aktit u bë pa kundërshtim nga partitë. “- deklaroi Pasko duke shtuar se “Akti normativ trajtoi kërkesat e 9 KZAZ për numërimin e votave. “

PD NE KOLEGJ: NUK MUND TË NDËSHKOHET VULLNETI I ZGJEDHËSVE
Përfaqësuesi i PD Ivi Kaso argumentoi se nuk mund të ndëshkohet vullneti i zgjdhësve vetëm sepse mund të kenë hedhur fletën e tij të votimit në kutinë e gabuar. Ndërkohë që ka theksuar faktin se vendimmarja e KQZ është e bazuar në Kod.
“Nuk dëgjuam të flitej për të drejtën e votes. Fletë të vlefshme janë hedhur në kutinë e gabuar ndaj nuk mund të ndëshkohet vullneti i zgjedhësve”,- tha Kaso.
Sipas përfaqësuesit të PD se akti i paraqitur është akt i ndërmjetëm dhe jo normativ. “Forma e këtij akti është jo e njëjtë me përmbajtjen, ai është akt individual”,- tha përfaqësuesi i PD Ivi Kaso.

Nga ana tjetër drejtoresha juridike e KQZ- së Dëshira Pasko solli në vemendje të socialistëve se ky institucion i është referuar rekomandimeve të OSBE/ODIHR e cila ka theksuar faktin se duhet të rritet autoriteti i KQZ.
Ndëkohë Partia Socialiste ka replikuar duke thënë se KQZ i ka hequr një paragraf të rekomandimeve të rekomandimeve të OSBE.

Nga ky proces pritet të përcaktohet në se vendimi i KQZ-së ka qenë i drejtë ose jo. Relator i kësaj çështjeje është përcaktuar gjyqtari i Gjykatës së Kolegjit, Tom Ndreca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here