Gjykata e Tiranës ka miratuar vërtetimin që përcakton Lulzim Bashën si kryetarin e ri të Bashkisë Tiranë. Basha, i shpallur si fitues i zgjedhjeve lokale të 8 majit depozitoi dy ditë më parë kërkesën për njohjen e vendimit që e përcakton atë si kreun e ri të bashkisë së kryeqytetit.
Elbana Lluri, e cila mori në shqyrtim kërkesën e avokatit të Bashës, për njohjen e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, miratojë vendimin.
Tashmë mund të thuhet se kemi mbërritur në fund të të gjitha procedurave ligjore dhe Basha nga fillimi i javës së ardhshme mund të kryej betimin si kryetari i ri i bashkisë së kryeqytetit.
Për tu pëcaktuar pritet rruga se si Basha do të marrë detyrën e re. Varianti i parë dhe ajo që cilësohet si procedurë normale është miratimi nga Këshilli i Bashkisë. Ndërsa varianti tjetër është miratimi nga Prefekti i Tiranës.