Home Bota Ekskluzive/ Raporti sekret i SHBA: Ja ku gabuam me Sali Berishën

Ekskluzive/ Raporti sekret i SHBA: Ja ku gabuam me Sali Berishën

669
0
Vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia njohin vetes këto defekte diplomatike dhe të politikës së ndjekur. Një i tillë ka ndodhur edhe me Shqipërinë. Një suport i pakufishëm ndaj ish-presidentit shqiptar Sali Berisha, që u përdor nga ky i fundit si dobësi, duke arritur deri në minim të marrëdhënieve dhe arrogancë të paparë ndonjëherë prej një shteti vetëm me 3.5 milionë banorë.
Në analet e arkivave të saj, Departamenti Amerikan i Shtetit për herë të parë boton sekretet e viteve të kaluara. Quhen ndryshe “Fakte të çuditshme të aleatëve të rinj”. Pas viteve 90-të Shqipëria ishte një aleat i ri i pakufishëm i SHBA-ve menjëherë sapo ra regjimi komunist. Njeriu i zgjedhur ishte Sali Berisha, me mbështetjen e plotë të ish-ambasadorit Rajerson. Ky i fundit nuk ia njeh vetes gabimet e të kaluarës dhe vijon t’i përsërisë ditët e sotme. Por ja çfarë shkruhet në këto sekrete që po botohen në shtypin amerikan, ku përfshihen të gjitha gafat e SHBA-ve ndër vite me vende të ndryshme të botës. Përmendet edhe Lufta e Kosovës, marrëdhëniet me ish-vendet jugosllave etj.
“Shqipëria i dha mbështetje NATO-s, SHBA-ve dhe autoriteteve të CIA-s gjatë luftës së Kosovës, duke vënë në dispozicion në 1999 edhe aeroporte dhe rrugë detare e tokësore. Trazirat e 1990-1996 u shoqëruan me ulje ngritje. SHBA-të luajtën rol të madh në fitoren e Partisë Demokratike më 1992 në zgjedhjet e përgjithshme dhe në ngritjen e shtetit të ri ekonomik, ushtarak dhe me një suport të pakufishëm politik.
Në periudhën 1991-1996, Uashingtoni hodhi direkt në Shqipëri si investime 236 milionë USD për ndihmë ekonomike, duke e bërë SHBA-në vendin e dytë për donacione pas Italisë. Dhe do të vinte vizita e ish-presidentit Berisha në SHBA në 1991, ku dhe politika amerikane do të kontribuonte direkt tek Partia Demokratike, duke u bërë asistuese dhe ndihmëse. Partia Demokratike u ndihmua nga SHBA-të në zgjedhjet e vitit 1992 dhe në fitore me kompjutera dhe makina. Uilliam Rajerson, ambasadori i parë i SHBA-ve në Tiranë pas 90-ës, shoqëroi Berishën në takime elektorale nëpër tribuna. Por SHBA-të dështuan të kritikonin dhe në të njëjtën kohë të inkurajonin presidentin e ri të vendit për politikat e reja në drejtësi, politikë, policinë. SHBA-të nuk kritikuan direkt këto lëvizje të Berishës shpesh edhe ilegale. Që nga 1993, ligjvënësit e PD-së dhe të afërmit e tyre, përfshirë familjarë, zunë vendet kryesore në ministri, drejtori, institucione, drejtësi, universitete dhe deri në media.
Duke përdorur frikën e rikthimit të sistemit komunist dhe regjimit diktatorial, Berisha bëri lojën e tij politike duke përhapur panik te popullata, instaloi pushtetin e tij dhe për më tepër diskreditoi kundërshtarin politik. Ambasada Amerikane në Tiranë kontribuoi në polarizimin e mëtejshëm të klimës në Shqipëri, duke refuzuar për një kohë të gjatë të takojë dhe bisedojë me partitë politike të opozitës (që quheshin si pasardhës të komunistëve dhe të regjimit). Kjo dukuri zgjati për dy vite me radhë që PD qeverisi vendin, deri afër 1995. Ky këndvështrim i njëanshëm amerikan ndihmoi Berishën që përdorte sa më shumë variante politike në pushtet, por dhe të hedh poshtë zgjidhje demokratike të situatave. Por SHBA shfrytëzon pozicionin e Shqipërisë në rajon për të mos e ekzagjeruar influencën….Më vonë SHBA ndihmoi Shqipërinë të integrohej në NATO, në stërvitje ushtarake e operacione, u përdorën baza për luftën në Bosnjë, misione të ndryshme. U ngrit një stacion radarësh në Veri, por problem mbeti kriza në Ballkan ato vite dhe embargo, ku pati informacione se Shqipëria e theu atë. Më tej ndodhën trazirat dhe shpërthyen depot ushtarake, kurse armët nuk u morën në përdorim vetëm nga kundërshtarët e Berishës, por edhe nga grupet kriminale…”, thuhet në raportet sekrete që janë botuar të plota në gazetat amerikane së fundmi, raporte që janë mbajtur më 1999. Agjencia po boton pjesën kryesore të këtij raporti më poshtë në anglisht.

“Albania … offered NATO and the U.S. an important military outpost in the turbulent southern Balkans (in the 1990-96 period Albania opened its ports and airstrips for U.S. military use and housed CIA spy planes for flights over Bosnia)…. The U.S. played a major role in the DP’s 1992 electoral victory, and it then provided the new government with military, economic, and political support. In the 1991-96 period Washington directly provided Albania $236 million in economic aid, making the U.S. the second largest bilateral economic donor (following Italy)…..Following Berisha’s visit to the U.S. in March 1991, Washington began supplying direct assistance to the DP, including donations of computers and cars for the 1992 electoral campaign. William Ryerson, the first U.S. ambassador, stood next to Berisha on the podium at election rallies. The U.S. failed to criticize, and at times encouraged, the new president as he purged critics of his policies within the judicial system, police, and the DP—often through illegal means. By 1993 DP loyalists and family members held most of the prominent positions in Albania’s ministries, institutes, universities, and state media. Citing the threat of communism’s return, Berisha successfully instilled fear in the population and discredited his rivals. The U.S. embassy in Albania contributed to the polarization of Albanian politics by refusing to meet most of the opposition parties (former communists as well as others) for the first two years of DP rule. This one-sided view of democratization helped Berisha dismantle most political alternatives, some of which were moderate and truly democratic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here