Kjo fotografi që po ju paraqesim, në fakt duhet të zgjidhej si “Fotografia e Dekadës”, por nuk ndodhi kështu. Një kopje e saj u publikua në një gazetë amerikane, por jo çdokujt i ra në dorë.
Kjo është fotografia e një foshnje 21-javore të palindur, të quajtur Samuel Alexander Armas, i cili po operohej nga kirurgu Joseph Burner.
U diagnostikua se foshnja (fetus) vuante nga spina bifida, një sëmundje që nuk do ta lejonte të mbijetonte, nëse dilte nga barku i nënës.
Nëna e Samuelit të vogël, Julie Armas, një infermiere obstetrike në Atlanta, ishte rreth 5 muajsh shtatzënë, kur verifikoi se foshnja e saj e palindur vuante nga kjo sëmundje. Por ajo kishte dëgjuar për aftësitë e kirurgut Bruner dhe për ndërhyrjet që kryen ai, kur foshnja është ende në mitër, ndaj ishte e gatshme që të operohej me qëllim që të shpëtonte foshnjën e saj.
Gjatë procesit të operimit, mjeku heq një pjesë të mitrës sipas seksionit C dhe bën një incest të vogël për të operuar beben-fetus. Pasi kreu operacionin, Samueli i vogël me dorën e tij të brishtë por të formuar, i kapi mjekut gishtin.
“Ky ishte çasti më emocional i jetës sime”, u shpreh mjeku i prekur. Për një moment ai ngriu, duke e lënë procedurën pezull.
Aparati fotografik arriti ta kapë këtë çast shumë prekës. Madje, kur u botua në gazetë, fotografia kishte titullin “Dora e Shpresës” ndërsa përshkrimi i fotos fillonte:
“Dora e vogël e fetusit 21-javor Samuel Alexander Armas del nga mitra e nënës dhe kap gishtin e doktorit Joseph Burner, sikur ka dashur ta falënderojë mjekun që i dhuroi jetën”.
Nëna e Samuelit të vogël tha se ata qanë për ditë të tëra, pasi panë fotografinë. Ajo tha se fotografia u kujton atyre që shtatzënia nuk sjell sëmundje, por një jetë të re.
Samueli erdhi në jetë pas operacionit të bërë, i cili pati 100% sukses dhe ky fëmijë gëzon shëndet të plotë. Por gjithsesi, ai e ka një kujtim, fotografinë, nga koha kur nuk kishte dalë akoma në jetë.
Fuqia Allahut mbretëron mbi çdo gjë .