Konfliktet gjyqësore duket se vijojnë për kantautorin Flori Mumajesi. Pas gjyqit me kompaninë “Acromax GmBh”, mësohet nga mediat e shkruara se Mumajesi ka ngritur një padi kundër këngëtares dhe ish të dashurës së tij Soni Malaj.
Kjo padi është depozituar në datën 23 prill në Gjykatën e Tiranës dhe ka të bëjë me periudhën nuk ishin vetëm të dashur por edhe bashkëpunonin në fushën artistike. Disa nga këngët e kënduara nga Soni përveç bashkëpunimeve me Florin mbajnë autorësinë e këtij të fundit.
Mumajesi kërkon detyrimin e palës së paditur, që në këtë rast është këngëtarja Soni Malaj, për pushimin e cënimin e të drejtave autoriale të kantautorit, lidhur me publikimin dhe shfrytëzimin e veprave muzikore me titull, “Kalle mos ta nin” dhe “Zona Zero”, të cilat aktualisht transmetohen në kanalin “Arkiva Shqip” në YouTube.
Gjithashtu kantautori Mumajesi kërkon shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor pasuror në masën e të ardhurave të nxjerra nga këto këngë dhe nga shfrytëzimi i paautorizuar i tyre”. Flori Mumajesi ka nisur një “luftë” gjyqësore edhe ndaj këngëtarëve Altuna Sejdiu, Getoar Selimi etj.