Home Aktualitet Nishani urim Papa Françeskut me rastin e trevjetorit Papnor

Nishani urim Papa Françeskut me rastin e trevjetorit Papnor

662
0

Me rastin e tre vjetorit Papnor, presidenti Bujar Nishani  i ka dërguar një mesazh urimi Atit të  Shenjtë, Papa Françesku I.

Nishani  shpreh mirënjohjen ndaj shenjtërisë së tij dhe kishës katolike në Shqipëri për ndihmën që  i kanë dhënë popullit shqiptar në kapërcimin e vështirësive shpirtërore, sociale e ekonomike.

Me rastin e trevjetorit Tuaj Papnor, kam kënaqësinë e madhe dhe shumë të veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta, si dhe t’Ju uroj jetë të gjatë e plot shëndet në përmbushje të misionit Tuaj hyjnor.Përfitoj nga rasti që, në këtë ditë të veçantë, të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që, Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike në Shqipëri, i kanë dhënë popullit shqiptar në kapërcimin e vështirësive shpirtërore, sociale e ekonomike. Shqiptarët, pa dallim përkatësie fetare, i ruajnë ende të freskëta mbresat nga vizita Juaj në Shqipëri, dy vjet më parë, si dhe i kujtojnë me dashuri mesazhet Tuaja inkurajuese për rritjen e shpresës brenda dhe mes tyreshkruan Nishani.

Presidenti vlerëson mesazhet e Atit të Shenjtë për mospërdorimin e fesë si pretekst për veprime kundër dinjitetit njerëzor e të drejtave themelore të çdo njeriu për jetën dhe besimin.

Në këto kohë, fatkeqësisht njerëzimi ka përjetuar zhvillime të shumta dramatike e shpesh i kanë munguar ato pozitive, por atij asnjëherë nuk i kanë munguar mesazhet shpresëdhënëse të Shenjtërisë Suaj, për më shumë dashuri, mirënjohje, solidaritet e dhembshuri, si dhe për më shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri ndaj tokës që Zoti na ka besuar. Jam i sigurt se, mesazhet e Shenjtërisë Suaj për mospërdorimin e fesë si pretekst për veprime kundër dinjitetit njerëzor e të drejtave themelore të çdo njeriu për jetën dhe besimin, janë mirëpritur edhe nga shqiptarët, falë traditës së tyre shumëshekullore të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare.Me dëshirën dhe vullnetin për t’i forcuar e pasuruar më tej lidhjet institucionale e shpirtërore, mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, ju lutem pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here