Home Aktualitet Tirane, ja aktivitetet per Diten e Veres

Tirane, ja aktivitetet per Diten e Veres

629
0

dita-veresDita e Verës do të festohet edhe në kryeqytet. E kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që do të zgjasin gjatë gjithë ditës.

Nënkryetari Abaz Hado thotë se festa do të përqendrohet në qendër të Tiranës, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në sheshin Nënë Tereza, në parkun Rinia dhe në disa rrugë të ish-bllokut.

“Është një moment shumë i rëndësishëm e i bukur, kur fëmijët dhe banorët e Tiranës, por edhe gjithë Shqipërisë, do të festojnë në mënyrë fantastike. Gjithë grupimet shoqërore do të jenë këtu sepse ka gjëra të bukura që i japin Tiranës atë ditë që shënon kalimin nga njëra stinë tek tjetra. Do të performojnë fëmijë e do ngrihen balona, pastaj festimet do vijojnë përgjatë gjithë bulevardit me performanca të ndryshme”, deklaron Hado.

Ajo që do të jetë ndryshe këtë vit për Ditën e Verës në Tiranë është hapja e panairit të produkteve bio. Si pjesë e programit festiv, ky panair, sipas ideatorëve në bashki, ka për qëllim promovimin e produkteve të zonave përreth dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve të të gjitha njësive administrative të Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here