Home Ekonomi KESH, prodhimi maksimal permison te ardhurat

KESH, prodhimi maksimal permison te ardhurat

623
0

index26Reshjet e dendura gjatë dy muajve të fundit, përveç se kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në vend, kanë ulur rreziqet edhe për financat e shtetit. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arkëtuar këtë vit mbi 9 milionë euro nga eksporti i energjisë së tepërt.

Burime zyrtare nga KESH bëjnë të ditur se, eksportet e energjisë do të vazhdojnë me ritme të larta edhe gjatë muajit të ardhshëm. Sipas tyre, rezerva hidrike në kaskadë ndodhet në kuotat më të larta, çfarë i mundëson Koorporatës jo vetëm të furnizojë plotësisht energjinë e kërkuar nga OSHEE, por edhe të shesë në treg të lirë.

Të ardhurat e arkëtuara nga shitja e energjisë së tepërt kanë lehtësuar bilancin e KESH-it. Por mbi të gjitha, këto të ardhura duket se do të çlirojnë qeverinë nga detyrimi për të dhënë sërish parà për këtë sektor.

Në buxhetin e këtij viti, qeveria ka programuar 3 miliardë lekë ose rreth 21 milionë euro, si garanci për sektorin energjetik. Këto parà janë parashikuar të përdoren nëse Shqipëria do të përballet me një situatë të vështirë energjetike, çfarë do ta detyronte KESH-in për të importuar energji nga jashtë.

Por kjo situatë tashmë duket e tejkaluar. Niveli i ujit në liqenin e Fierzës është aktualisht mbi 293.5 metra, ose vetëm 2.5 metra nën pikën maksimale. Me gjasa, Koorporata do të vazhdojë të arkëtojë të tjera të ardhura nga shitja e energjisë, duke ruajtur njëkohësisht një rezervë të lartë hidrike në kaskadë, çfarë do të thotë se, të paktën për këtë vit, buxheti do të jetë i çliruar nga detyrimi për të financuar importet e energjisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here